Flash

Lea Michele, nënë për herë të dytë

Lapsi.al 27 March 2024
Lea Michele, nënë për herë të dytë

Lea Michele është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Zandy Reich.

Aktorja e Glee, e shoqëruar nga bashkëshorti dhe djali 3-vjeçar, Ever, shprehën lumturinë e tyre të madhe për ardhjen e afërt të anëtarit të tyre më të ri të familjes."Mami, babi dhe Ever janë shumë të gëzuar", shkroi aktorja.

[embed]https://www.instagram.com/p/C5BbRQauYYW/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7cc18366-4551-4d99-afd3-8a78d41bc29f[/embed]

Megjithatë, ky rrugëtim për të zgjeruar familjen e tyre nuk ka qenë pa sfida. Në mars 2022, ajo ndau sinqerisht përmes Instagram Stories për vështirësitë e saj, duke theksuar besimin e saj në kohën hyjnore, pavarësisht se gjatë rrugës hasi në dhimbje zemre.

"Udhëtimi ynë për të sjellë [fëmijen tonë të dytë] në këtë botë nuk ishte i lehtë dhe ne kemi pasur disa dhimbje zemre këtë herë," shkroi ajo, duke shtuar se ka "besim se Zoti do të na sjellë një tjetër kur të jetë koha e duhur."

Gjatë një sesioni në Instagram Live me Katherine Schwarzenegger në mars 2021, Michele zbuloi se shtatë muaj pasi mirëpriti Ever, ajo u përball me dyshimet për përpjekjet e vazhdueshme për të ngjizur fëmijën e tyre të parë.

"Vazhdova të mendoja, "Ndoshta kjo nuk është menduar të jetë për mua. Ndoshta kjo nuk do të ndodhë." Është diçka që për mua, personalisht, ka qenë gjithmonë frika ime më e madhe në gjithë jetën time. Është ajo që kam dashur më shumë se çdo gjë”, ka ndarë ajo me fansat.

Aktorja shkëmbeu betimet me Reich në një ceremoni  të drejtuar nga krijuesi i Glee Ryan Murphy në mars 2019./Lapsi.al

Të këshilluara

Elsa Lila rrëfen qëndrimin e saj në burg

Këngëtarja Elsa Lila ka rrëfyer së fundmi në reality show, ‘Ferma Vip’ ditët e qëndrimit të saj në burg. Elsa u arrestua në Itali si pjesë e një grupi krimin...

16:20

Leonardo DiCaprio drejt fejesës me modelen?

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij, Vittoria Ceretti, ndezën thashethemet e fejesës teksa modelja italiane u pa me një unazë të re në dorën e majtë. Ceret...

15:20

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të madh - amësinë. Gjatë një paraqitjeje në emisionin T...

18:22

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI