Flash

Akuzohet për abuzim, FBI bastis shtëpinë e Sean Diddy

Lapsi.al 26 March 2024
Akuzohet për abuzim, FBI bastis shtëpinë e Sean Diddy

Agjentë të FBI-së kanë bastisur shtëpitë e reperit të Sean “Diddy” Combs, pas akuzave për përdh*nim. Gjatë bastisjes ranë në pranga dy djemtë e tij, Justin, 30 vjeç dhe King, 25 vjeç.

Sipas mediave amerikane, qëllimi i hetimit ishte sekuestrimi i telefonave dhe kompjuterëve përpara një udhëtimi të planifikuar të reperit 54-vjeçar jashtë SHBA-së.

Autoritetet pohuan se do të kishte bastisje të mëtejshme në shtëpitë e producentit në New York dhe Chicago. Njëra prej shtëpive është në pronësi të një divizioni të markës diskografike të 54-vjeçarit Diddy, Bad Boy Entertainment, dhe një prej vajzave të tij, raportoi Fox.

Të dy bastisjet në Kaliforni dhe Florida u kryen nga Task Forca e Sigurisë Kombëtare për Trafikimin e Njerëzve, bazuar në një urdhër kërkimi të lëshuar nga Distrikti Jugor i New York.

Kundër Diddy janë ngritur katër padi për sulme seksuale, duke përfshirë rastin e një të miture. Reperi ka mohuar akuzat./Lapsi.al

Të këshilluara

Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila

Aktori Bes Kallaku, ka konfirmuar ndarjen e tij nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Gjatë bisedës me banorët në Ferma Vip, ai tregoi se fëmijët jetojnë me ish-...

14:30

Shtyhet sezoni i ardhshëm i "Euphoria"

Pas vdekjes tragjike të aktorit Angus Cloud, thashethemeve që rrethojnë serialin tjetër kontrovers të krijuesit Sam Levinson, The Idol, dhe shumë projekteve të ...

20:27

Del në ankand veshja e Britney Spears

Një bluzë e Britney Spears e veshur dikur në "The X Factor" ka dalur në ankand. Goldin Auctions renditi pjesën e sipërme të Sheri Bodell nga episodi i 8 nënt...

16:17

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI