Flash

Zbulohet emri/ Bualli që fsheh pronarët e inceneratorëve

Lapsi.al 11 August 2022
Zbulohet emri/ Bualli që fsheh pronarët e inceneratorëve
Prej disa javësh Partia e Lirisë dhe mediat kanë denoncuar një aferë, sipas të cilës pronarët në kërkim të inceneratorëve kanë përvetësuar nga Agjensia e Zhvillimit Buqësor dhe Rural edhe 310 mijë euro grante të Bashkimit Europian për ngritjen e një sere aty pranë landfillit të Sharrës. Por deri më tani as Partia e Lirisë dhe as mediat nuk e nxirrnin identitetin e njeriut që i kishte lënë të përdornin emrin e tij pronarëve të inceneratorëve. Këtë e ka bërë deputeti i PD Belind Këlliçi. Ai ka nxjerrë një foto kur bashkë me Ina Zhupën janë konfrontuar me personin Elton Bualli, i cili fillimisht dilte si punëtor në borderotë e inceneratorit të Tiranës, pastaj si administrator, dhe në fund edhe si ai që ka aplikuar si bujk. për të marrë para për ngritjen e një sere (shiko këtu të gjitha dokumentat). Po si është historia? Si gjithmonë, duke përdorur emra fasadë, bosët e inceneratorëve kanë shndërruar në bujk një nga punonjësit e tyre. Atij i kanë “shitur” me letra 8500 ha tokë nga një truall aty. ⇑Sera tek inceneratori i Tiranes e ndertuar me 310 mije euro nga fondet e AZHBR Menjëherë ky person, që në dokumentat e bërë publike nga Partia e Lirisë i është fshirë identiteti i plotë, por u paraqitet me inicialet E.B., merr si firmë konsulence një tjetër kompani të krijuar nga pronarja tjetër e inceneratorit, Stela Gugallja, dhe me anë të saj aplikon për fonde të AZHBR. Që Elton Bualli është një emër sa për të kryer marrjen e parave kjo vërtetohet nga dokumentat, pasi ai herë figuron si punëtor, herë si bujk i pavarur dhe herë si administrator i Incenetarorit të Tiranës. Lexo me tej:

Andi Bushati: Një gropë plehrash pafund

Pra emrin ia përdorin aty ku duan bosët. Natyrisht kërkesa e tij, miratohet menjëherë dhe nga fondet që BE i ka dhënë Shqipërisë përmes programit IPARD, 310 mijë euro kalojnë për ndërtimin e një sere nga kompania e inceneratorëve. Por në këtë histori me grabitje milionash 310 mijë euro, edhe nga grandet e BEsë qofshin, janë si një vrimë në ujë nëse dalja në skenë e emrit të Elton Buallit nuk do të ngrinte një dyshim të madh. Deri më tani SPAK dhe autoritetet pretendojnë se Mërtiri dhe Gugallja që sot gjenden në arrati, kanë lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, por jo dhe me atë të Tiranës që vazhdon e merr para publike me një shumë prej 80 mijë eurosh në ditë. Po a nuk është emri i Elton Buallit një indicie që tregon se edhe tek inceneratori i Tiranës janë të njëjtët pronarë që qveria bën sikur nuk e di dhe SPAK bën sikur nuk ka prova për ta vërtetuar? Jo më kot në një prononcim sot deputeti Këlliçi ngriti pyetjen: "Elton Bualli, ka prokurë të posaçme noteriale dhe përfaqëson e vepron në emër të inceneratorit të Tiranës. A është hetuar ky zotëri nga SPAK, si pjesë e hetimit për çështjen e inceneratorëve? Natyrisht përgjigja dihet për sa kohë që qeveria është e vendosur tu japë para njërëzve që janë në kërkim dhe SPAK ka si qëllim të fshehi sa më shumë dhe jo të zbulojë provat. Por rasti i përfitimit të 310 mijë eurove nga AZHPR, nuk është thjeshtë një gabim morar ku agjensia që duhet të ndihmojë buqjqit i djeg fermerët e vërtetë dhe paguan inceneratorët, por ai është është edhe një indici për hetim  që mund të vërtetojë një të fshehtë publike. Atë se Edi Rama vazhdon paguah Klodian Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugalljen me paratë që vazhdon të japë për inceneratorin e Tiranës. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI