Flash

FBI 'bastis' rezidencën e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump

Lapsi.al 9 August 2022
FBI 'bastis' rezidencën e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald

Rezidenca e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Florida është kontrolluar nga FBI-ja, dhe disa dokumente nga brendësia e saj janë sekuestruar. Hetuesit federalë kanë ‘bastisur’ resortin Mar-a-Lago në Palm Beach të Floridas, rreth orës 9 të mëngjesit të së hënës, pas një hetimi mbi disa shkresa që ish-presidenti mund t’i ketë çuar në këtë banesë. Kjo lëvizje e Departamentit të Drejtësisë tregon për një përshkallëzim të hetimit mbi ‘zhdukjen’ e 15 kutive të të dhënave presidenciale nga Shtëpia e Bardhë. Në shqyrtim është duke u marrë edhe mundësia e shkatërrimit në mënyrë të paligjshme të këtyre dokumenteve nga ana e Trump.

 “Shtëpia ime e bukur, Mar-A-Lago në Palm Beach, Florida, është aktualisht nën rrethim, është bastisur dhe pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI-së”, tha Trump në një deklaratë për mediet të hënën në mbrëmje, duke shtuar: “Ata madje hapën edhe kasafortën time!”

Edhe më herët ish-kreu i SHBA-ve ka qenë nën vëzhgim për shkak të disa shkeljeve të Aktit të Regjistrimeve Presidenciale, që detyrojnë ruajtjen e dokumenteve të Shtëpisë së Bardhë. Për aktin e heqjes ose shkatërrimin e qëllimshëm dhe të paligjshëm të të dhënave presidenciale, statuti parashikon dënime që fillojnë nga gjoba, burgimi apo përjashtimi nga mbajtja e postit aktual ose të ardhshëm. Zëdhënësi i Departamentit të Drejtësisë nuk pranoi të komentojë mbi bastisjen e shtëpisë së Trump, por ky veprim duket se paralajmëron një rrezik të mundshëm ligjor për Trump. Gjatë kohës së kontrollit të ushtruar, ish-presidenti nuk ishte në Mar-a-Lago pasi gjendej në klubin e tij të golfit në Bedminster, Neë Jersey.

[caption id="" align="alignnone" width="620"]Trump’s Mar-a-Lago resort in Palm Beach, Florida. Resorti Mar-a-Lago[/caption]

Gjatë presidencës së Trump Mar-a-Lago njihej si "Shtëpia e Bardhë e Dimrit". Ish-presidenti dhe gruaja e tij, Melania, u rikthyen në resortin e Floridës pasi u larguan nga Uashingtoni dhe që atëherë, presidenti e ka bërë atë qendër të veprimtarisë së tij politike.

Bastisja e shtëpisë vjen pak pasi Trump ka thënë se po përgatitet për një kandidim të tretë të mundshëm presidencial në 2024. Po ashtu, ketë ngjarje e ka paraprirë edhe një seri dëgjesash të mbajtura lidhur me sulmin e 6 janarit të vitit 2021 ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara.

Në një deklaratë të furishme, Trump e krahasoi sulmin e FBI-së me "Watergate" dhe akuzoi radikalët e majtë që sipas tij janë të frikësuar dhe do të bënin gjithçka për të ndaluar republikanët dhe konservatorët në zgjedhjet e ardhshme afatmesme.

[caption id="" align="alignnone" width="620"]A worker in a dark jacket standing in a parking area lifts a clear plastic bin filled with documents from several large piles of bins, boxes and large rectangular objects wrapped in brown paper. Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve transferoi të dhënat në janar nga Shtëpia e Bardhë e Trump në komitetin e Dhomës së 6 janarit[/caption]

Departamenti i Drejtësisë kanë vlerësuar mundësinë e hapjes së një hetimi penal, që nga prilli i këtij viti, mbi çështjen e heqjes së dokumenteve nga Trump. Zbulimi mbi zhdukjen e 15 kutive me materiale u bë nga Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve (Nara) teksa përgatitej për të transferuar të dhënat nga Shtëpia e Bardhë në komitetin e përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve që po hetonte mbi ngjarjet e 6 janarit. Këto kuti, që ishin zhvendosur në Mar-a-Lago, iu kthye Nara-s pas negociatave me avokatët e Trump. Megjithatë zyrtarët zbuluan se ish-presidenti kishte marrë me vete disa dokumente të klasifikuara, me rëndësi për sigurinë kombëtare.

"Për shkak se Nara identifikoi informacione të klasifikuara që mungonin në kuti u detyruam të komunikonim me Departamentin e Drejtësisë," tha kryearkivisti David Ferriero në një letër drejtuar Kongresit.

E gjithë kjo sagë nxiti komitetin e mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, të udhëhequr nga kongresmenia Carolyn Maloney, që të hapte një hetim të veçantë mbi heqjen ose fshehjen e të dhënave të qeverisëm që është një vepër penale.

Lajmi mbi këtë ngjarje nuk u prit mirë nga mbështetësit e Trump, të cilët të bindur se ish-presidenti sërish po akuzohet padrejtësisht janë mbledhur jashtë Mar-a-Lago të hënën në mbrëmje./ Lapsi.al 

 

Burimi: The Guardian

Perktheu: ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI