Flash

Milan e Real Madrid sfidohen për Gabriel Jesus: braziliani vlerësohet 50 milionë nga City

Lapsi.al 11 June 2022
Milan e Real Madrid sfidohen për Gabriel Jesus: braziliani vlerësohet

Gabriel Jesus është në qendër të merkatos e për brazilianin janë duke u sfiduar dy klube të mëdha. Portali britanik 90min.com ka zbuluar se Milani është duke vëzhguar terrenin për Gabriel Jesus, sulmuesin që do të largohet nga Manchester City pas blerjes së Erling Haaland nga Citizens. Klubi anglez e vlerëson brazilianin 50 milionë euro, shifër për të cilën Milani as nuk do të ulej në tryezën e bisedimeve. Megjithatë, duhet thënë se skadimi i kontratës në vitin 2023 ka tërhequr mbi brazilianin vëmendjen e disa skuadrave, përfshirë edhe Real Madrid, ndaj konkurrenca është e madhe dhe e ashpër.

Ndërkohë Gabriel Jesus, i cili në fëmijëri kishte deklaruar se ishte një tifoz i madh i Milanit, ka bërë të ditur se do të sqarojë të ardhmen e tij jo më vonë se javën e ardhshme, pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtares.

Sigurisht që profili i sulmuesit do të ishte ideal për kuqezinjtë, të cilët po përpiqen të kompletojnë repartin e tyre me një lojtar teknik dhe aktiv pas blerjes, vetëm për t'u zyrtarizuar, të Divock Origit. Me pak fjalë, çështja do të mbetet e hapur dhe nuk përjashtohet që Maldini dhe Massara të tentojnë të negociojnë me City, me shpresën për të gjetur formulën e duhur për të sjellë talentin brazilian në Milano.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI