Flash

Aksidentohet autobusi i kombëtares bullgare, plagoset mesfushori

Lapsi.al 11 June 2022
Aksidentohet autobusi i kombëtares bullgare, plagoset mesfushori
Autobusi i kombëtares bullgare të futbollit është përplasur në Tbilisi. Brenda mjetit udhëtonin lojtarët, pasi nesër është planifikuar ndeshja e Nations League kundër Gjeorgjisë. Lajmin e ka dhënë Federata Bullgare e Futbollit. Nga përplasja ka mbetur i plagosur mesfushori Nedel Todov. 

“Ekipi kombëtar pësoi një aksident të rëndë rrugor pasi mbërriti në Tbilisi, rrugës për në hotelin e ekipit, shoferi i të parit nga dy autobusët që transportonin ekipin tonë humbi kontrollin e automjetit. Pas përplasjes mesfushori Todor Nedelev u transportua në spitalin lokal, ku aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve të plota klinike. Të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit dhe stafi i kombëtares bullgare janë mirë”, thuhet në deklaratën e Federatës Bullgare të Futbollit, të raportuar nga mediat bullgare

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI