Flash

Southgate pret Italinë, për një hakmarrje pa tifozë: "Të luash me dyer të mbyllura është e turpshme për ne"

Lapsi.al 11 June 2022
Southgate pret Italinë, për një hakmarrje pa tifozë:

Angli-Itali, është ndeshja e raundit të tretë të Ligës së Kombeve, por për anglezët është edhe mundësia e hakmarrjes për finalen e Europianit të humbur në Wembley. Këtë herë nuk do të luhet në impiantin ikonik të Londrës, por në Molineux në Wolverhampton, pa tifozë pikërisht për shkak të aksidenteve të shkaktuara në mbrëmjen e finales së Euro 2020. “Është e turpshme për ne të mos kemi tifozë - nënvizoi Southgate -, por edhe për Anglinë si komb”.

Edhe Anglia, në fund të fundit siç po bën Italia dhe disa ekipe të tjera kombëtare në këtë Ligë të Kombeve, do të zgjedhë të luajë me disa nga ata lojtarë më pak të përdorur. Një mënyrë për t'u dhënë atyre hapësirë dhe për t'i testuar në ndeshje të rëndësishme: "Të gjithë ata që kam në dispozicion mund të përdoren - komentoi Southgate -. Ne duam të shohim disa gjëra dhe duhet menduar për freskinë e ekipit pas një sezoni të lodhshëm. Kjo është një ndeshje e mirë për t'i dhënë një mundësi edhe të tjerëve, në një turne të nivelit të lartë, për t'i treguar besim dhe për të marrë përgjigje".

Një nga liderët e kursit të ri të anglezëve është Jack Grealish: "Ai pati një ndikim fantastik në grup, i pëlqen të luajë me ne si dhe në klubin e tij. Të qenit pjesë e një ekipi që fitoi Premier League e ka ndihmuar atë shumë dhe ka një mentalitet të madh”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI