Flash

Suarez, sulmuesi i ri i Atalantas: problemi është paga e frikshme e "Pistoleros"

Lapsi.al 11 June 2022
Suarez, sulmuesi i ri i Atalantas: problemi është paga e frikshme e

Në Bergamo ka një dëshirë të madhe për t'u kthyer të rëndësishëm. E për ta bërë këtë, sipas korrespondentit argjentinas të ESPN, Gustavo Yarroch, ideja e fundit e çmendur quhet Luis Suarez. Sulmuesi uruguaian do të jetë i lidhur me Atletico Madrid deri më 30 qershor dhe do të donte të qëndronte akoma në Evropë. Edhe pse në kartën e identitetit shkruhet 35 vjec, në fakt “Pistolero” mbetet gjithmonë një sulmues i jashtëzakonshëm. Ai që di të shënojë dhe mund të jetë shumë i dobishëm për Dea-n, veçanërisht nëse Muriel do t'i shitej ofertuesit më të lartë. Një injektim luksi që do të rriste përvojën dhe normën teknike të skuadrës së Gasperinit, por edhe kostot. Ajo që tremb Atalantën, për momentin, është pagesa e Suarez: mbi gjashtë milionë euro në sezon.

Paga e Suarezit është e rëndë për Atalantën, por, duke pasur parasysh moshën e lojtarit dhe ardhjen e partnerit të ri amerikan që do të mbështesë Percassin, nuk përjashtohen befasitë. Pas një sezoni të komplikuar, në fund të fundit, në Bergamo ekziston dëshira për t'u rikthyer menjëherë për të luftuar për një vend në Champions League dhe për ta bërë këtë "Pistolero" mund të jetë arma e duhur.

Drejtuesit zikaltër po monitorojnë me kujdes situatën për të kuptuar nëse ka hapësirë për negociata me sulmuesin e Celestes, i etur për të qëndruar dhe luajtur në Evropë, për t'u përgatitur sa më mirë në funksion të Kupës së Botës në Katar në fund të vitit 2022. Sigurisht që duhet mposhtur konkurrenca e ashpër për të bërë goditjen e madhe, sidomos atë të River Plate, një tjetër klub shumë i interesuar për të siguruar golat e ish-sulmuesit të Liverpool dhe Barcelonës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI