Flash

Reja çon në shtëpi 11 lojtarë: kundër Estonisë ndryshon gjithçka, thirren pesë lojtarë të rinj

Lapsi.al 11 June 2022
Reja çon në shtëpi 11 lojtarë: kundër Estonisë

Impakti në këtë edicion të Nations League nuk ka qenë ai i shpresuari me një barazim e një humbje që nuk janë absolutisht ato që mendonin e besonin të gjithë, madje edhe vetë Reja. E megjithatë, dëmi është bërë dhe tani të hënën, miqësorja me Estoninë do të shërbejë më shumë si një kurë për plagët që la pas kompeticioni që për Shqipërinë ka shumë rëndësi. Kërkohet një fitore, që do të shërbente për moralin dhe për ti dhënë pak qetësi e besim një skuadre të goditur rëndë në ndërgjegje, një skuadre që është koshiente se po gabin e një trajneri që nuk po arrin të evitojë ato që shpesh i konsideron gabime të pakuptueshme.

Kombëtarja shqiptare rikthehet në stërvitje pas ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe po përgatitet për miqësoren e 13 qershorit me Estoninë. Skuadra do të zhvillojë një seancë stërvitore pasditen e sotme në kompleksin Tropikal në Durrës, ndërkohë që do të ketë ndryshime në listën e lojtarëve të gatshëm për ndeshjen e tretë të qershorit.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollistët Etrit Berisha, Nedim Bajrami, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Berat Gjimshiti, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Kastriot Dermaku do të largohen nga grumbullimi dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën me Estoninë. Ndërkaq, me ekipin janë bashkuar edhe pesë lojtarët e rinj të ftuar së fundmi, Arbnor Muçolli, Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Simon Simoni dhe Kevin Haveri.

Ndryshimet janë bërë në mënyrë që stafi teknik dhe t’i jap minuta loje futbollistëve që nuk janë aktivizuar në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve si edhe për të provuar sa më shumë të rinjtë. Të dielën Kombëtarja do të zhvillojë edhe seancën zyrtare dhe konferencën për shtyp para miqësores më Estoninë, që luhet të hënën në stadiumin “Air Albania”, ora 18:00.

Më poshtë edhe lista e lojtarëve që do të jenë prezentë për këtë ndeshje:

Elhan Kastrati

Gentian Selmani

Simon Simoni

Frederic Veseli

Elseid Hysaj

Enea Mihaj

Erjon Hoxhallari

Kevin Haveri

Amir Abrashi

Ylber Ramadani

Taulant Seferi

Myrto Uzuni

Giacomo Vrioni

Armando Broja

Enis Çokaj

Jon Mersinaj

Arbnor Muçolli

Endri Çekiçi

Ermir Lenjani

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI