Flash

Përplasja e autobusit të Bullgarisë, operohet Nedelev: sulmuesi kishte pësuar dëmtime në tru

Lapsi.al 11 June 2022
Përplasja e autobusit të Bullgarisë, operohet Nedelev: sulmuesi
Çaste ankthi e frike për kombëtaren bullgare në Gjeorgji, autobusi i të cilësve u përplas në Tbilisi, përpara ndeshjes që është planifikuar të luhet nesër për Ligën e Kombeve, kundër vendasve të Gjeorgjisë. Këtë e ka bërë të ditur Federata Bullgare e Futbollit (Bfu). Nuk dihjet ende nëse, sfida do të luhet, por ndërkohë gjendja e sulmuesit Todor Nedelev nuk është aspak e mirë. Lojtari u operua për shkak të një dëmtimi në tru që kërkonte operacion. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Bullgare e Futbollit përmes llogarisë së saj në Facebook. Operacioni zgjati rreth dy orë dhe ishte i suksesshëm. Nedelev do të mbetet nën vëzhgimin e ekipit mjekësor vendas dhe mjekut të Kombëtares. "Lojtarët dhe Federata e Futbollit shprehin mirënjohje të thellë për të gjithë stafin mjekësor, për përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Gjeorgji dhe për Federatën e Futbollit Gjeorgjian", thuhet në mesazh. Të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit dhe Stafi i kombëtares bullgare janë mirë. Ekipi kombëtar i Bullgarisë pësoi një aksident të rëndë rrugor pasi mbërriti në Tbilisi dhe ishte rrugës për në hotelin ku ekipi do të grumbullohej. Sipas rindërtimit të fakteve, shoferi i autobusit të parë, nga dy mjetet që transportonin lojtarët dhe stafin e ekipit bullgar, humbi kontrollin e automjetit, duke sjellë edhe përplasjen e dhunshme.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI