Flash

Gjykata e Nevadës merr vendimin për akuzat ndaj Ronaldos për përdhunim: "U veprua me dashakeqësi"

Lapsi.al 11 June 2022
Gjykata e Nevadës merr vendimin për akuzat ndaj Ronaldos për

Kathryn Mayorga dhe ekipi i saj ligjor janë "sjellë në mënyrë të pabesë". Ky është vendimi i gjyqtares Jennifer Dorsey në kulmin e padisë civile kundër Cristiano Ronaldos. Portugezi ishte akuzuar për dhunë seksuale nga Mayorga, për fakte të supozuara që datojnë që nga viti 2009. Përdorimi i dokumenteve konfidenciale "të vjedhura" nga avokati i ish-modeles e ka kontaminuar në mënyrë të pariparueshme çështjen, sipas gjyqtarit.

Përcaktues i ashpërsisë së vendimit është dokumenti prej 42 faqesh nga gjyqtari Dorsey, i cili i mohon mundësinë e një apeli ekipit ligjor të Mayorga, të udhëhequr nga avokati Leslie Mark Stovall.

“Mendoj se përdorimi i vazhdueshëm i këtyre dokumenteve është me keqbesim, sepse dokumentet e përvetësuara dhe përmbajtja e tyre konfidenciale janë thurur në përmbajtjen e pretendimeve të Mayorga-s. Lexohet në vendimin e Dorsey, e cila më pas rrit dozën: “Dënimet e ashpra janë të merituara”.

Mayorga kishte paditur CR7 për 200 milionë euro pasi kishte marrë tashmë 375 mijë dollarë nga portugezi përpara gjyqit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI