Flash

Emiliano Martinez, përtej adhurimit për Messin: “Kur flet ai të gjithë sus, edhe presidenti i Argjentinës”

Lapsi.al 11 June 2022
Emiliano Martinez, përtej adhurimit për Messin: “Kur flet ai

Dihet që Argjentina e do Lionel Messin. Sulmuesi, megjithatë, nuk nderohet vetëm nga tifozët, por edhe nga shokët e skuadrës, trajnerët, drejtuesit, nga kushdo. Portieri i Albiceleste Emiliano Martinez konfirmon se sa i rëndësishëm është 34-vjeçari në shtetin e Amerikës së Jugut. Gjatë një premiere të dokumentarit për kombëtaren e Argjentinës, në të cilin protagonist është lojtari i PSG-së, portieri shpjegoi se çfarë ndodh kur kapiteni merr fjalën.

Portieri i Aston Villa e nisi fjalimin duke filluar nga thirrja e betejës së Messit për ekipin, para finales së Copa America 2021 kundër Brazilit: "Ai mbajti një fjalim duke thënë se do të ishte i fundit dhe se ai do të jepte gjithçka - tha argjentinasi në Prime Video. - Ishte i tipit, uau. Kur jam në dhomat e zhveshjes me Messin, uau. Më rrënqethet lëkura”. E me sa duket, fjalët e Lionel Messit në finalen e Copa America frymëzuan skuadrën. Albiceleste, në fakt, mundi Brazilin, falë golit të Angel Di Maria dhe La Pulce fitoi titullin e tij të parë me kombëtaren.

Martinez, më vonë, zbuloi se kur flet Leo, të gjithë heshtin: “E kur ai flet… Epo, kur Messi fillon të flasë, ne të gjithë heshtim. Nuk ka rëndësi kush është në dhomat e zhveshjes në atë moment, ne lojtarët, trajneri. Edhe presidenti i Argjentinës qoftë. Nëse ai flet, kushdo do të mbyllë gojën dhe thjesht do ta dëgjojë atë”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI