Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Lewandowski, prapaskena e sherrit me Nagelsmann: “Unë kam bërë 41 gola, jo ti”

Lapsi.al 9 June 2022
Lewandowski, prapaskena e sherrit me Nagelsmann: “Unë kam

Tension që nuk duket i destinuar të zvogëlohet. Një kapitull i ri është shfaqur në çështjen Lewandowski-Bayern Mynih. Sulmuesi polak ka kërkuar publikisht shitjen (“Diçka tek unë ka vdekur, kam nevojë për stimuj të rinj”), por bavarezët nuk janë të gatshëm ta shesin. Duke refuzuar ofertën e parë (32 milionë) nga Barcelona, presidenti Hainer përsëriti se “mund ta përballojmë ta humbim atë me parametër zero pas një viti, nuk kemi probleme ekonomike”. E lojtari mendon tani të shfrytëzojë nenin 17 për t'u larguar në mënyrë të njëanshme. Edhe sepse tani duket se edhe me trajnerin nuk ka ndonjë raport të madh.

Sipas asaj që raporton TZ, gazeta bavareze, para përfundimit të sezonit Nagelsmann, në stërvitje, i kka kërkuar një ushtrim anësorëve, duke i sugjeruar Lewandowskit se si të lëvizte për të pritur sa më mirë krosimet nga fundorja. Mirëpo, reagimi i sulmuesit polak nuk ka qenë veçanërisht pranues: “Unë jam ai që kam shënuar 41 gola në një vit në Bundesligë, duke vendosur rekordin e të gjitha kohërave, jo ti. Kështu që marrin tjetër kuptim, pakënaqësie, disa deklarata publike të Lewandowskit në të kaluarën: “Ne luajmë me 6 lojtarë sulmues, për një sulmues si unë nuk është e lehtë të gjejë hapësirë, sidomos ndaj kundërshtarëve që mbrojnë ulët”. Ndoshta ishte shenja e parë e pakënaqësisë. E tensioni te Bayern vazhdon të rritet.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI