Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Video/ Tragjedi në Argjentinë: një i vdekur dhe 22 policë të plagosur në incidentet në stadiumin Funes

Lapsi.al 9 June 2022
Video/ Tragjedi në Argjentinë: një i vdekur dhe 22 policë
Një i vdekur dhe 22 të plagosur, të gjithë policë, është bilanci i incidenteve të ndodhura dje pranë stadiumit Funes në San Luis, me rastin e ndeshjes së 1/16 së finaleve të Kupës së Argjentinës mes Independiente Rivadavia dhe Velez. Gjithçka nisi kur grupet e 'barras bravas' (ultras) të Independiente, të cilët mbërritën me vonesë në stadium, u kryqëzuan me efektivët e forcave të rendit duke nisur përplasjet. Shumë prej këtyre tifozëve tentuan të futeshin në stadium edhe pse ishin pa biletë. Njëri prej tyre, një 26-vjeçar, të dhënat personale të të cilit nuk u dhanë, humbi jetën nga një atak në zemër teksa po tentonte të ‘kërcente’ një prej portave hyrëse. Çdo përpjekje për ta ringjallur atë ishte e kotë. Nuk është hera e parë, ka dy precedentë nga viti 2020 e deri më sot, që mbështetësit e Independiente Rivadavia krijojnë probleme të rendit publik për shkak të të cilëve regjistrohen më pas vdekje.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI