Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

"Për gabimin kam parë se keni qejf të flisni": Gjimshiti i kthehet keq gazetarit në konferencë

Lapsi.al 9 June 2022
"Për gabimin kam parë se keni qejf të flisni":

Berat Gjimshiti sic duket po e vuan shumë gabimin e bërë kundër Islandës në debutimin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve, që përfundoi 1-1, me vendasit që barazuan golin e Seferit pikërisht nga një gabim i qendërmbrojtësit të Atalantës. Lojtari, i paraqitur në konferencë për shtyp në krah të trajnerit, e ka konsideruar provokim konstatimin e gazetarit se ndodhej aty si inkurajim për gabimin e bërë: "Duhet të pyesësh trajnerin për zgjedhjen në intervistë - reagoi keq Gjimshiti -. Për gabimin kam parë se keni qejf të flisni. Në çdo punë, të gjithë bëjnë gabime, ajo korrigjohet në ndeshjen tjetër".

Në fakt, në konferencë ishte lajmëruar kapiteni Etrit Berisha, por në castin e fundit është ndërruar me Gjimshitin, gjest që u perceptua si inkurajim e mbështetje nga kuqezinjtë për lojtarin, që vetëm sa tregoi se nervozimi nuk i ka kaluar. "Sigurisht që kemi diskutuar, në ndeshjen e fundit kemi bërë gjëra mirë, por mungonte pasimi i fundit i saktë. Ai ishte problemi me Islandën, shpresoj ta përmirësojmë në këtë ndeshje", tha mbrojtësi.

Në lidhje me ndeshjen e të premtes, Gjimshiti ka bërë një analizë të shpejtë: "Izraeli ka një skuadër ofensive shumë te mirë, ka lojtar te shpejtë, do shikojmë forcat tona te mbrohemi mirë por edhe te sulmojmë mirë sepse nëse shënon fiton. Besoj se në fazën defensive nuk kemi shumë probleme - tha lojtari, duke shtuar - Çdo ekip ka shanset e veta për të dalë i pari, kush jep më shumë në fund merr vendin e parë".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI