Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

"PSG bëj gati 60 milionë euro": Inter i vendos çmimin Skriniar e ka gati rinovimin

Lapsi.al 9 June 2022
"PSG bëj gati 60 milionë euro": Inter i vendos çmimin

PSG dëshiron Milan Skriniar dhe sigurisht që nuk tingëllon e çuditshme pasi është një nga lojtarët më të mirë të qendrës së mbrojtjes në qarkullim. Kështu që interesimi i klubit francez është legjitim, ashtu si edhe përgjigjia me mirësjellje e Interit, se sllovaku, me të cilin tashmë kanë vendosur gjithçka për rinovimin e kontratës, vlen jo më pak se 60 milionë. Vlera e bën merkaton dhe konsiderata e asetit në fjalë, kështu që askush në Milano nuk ka ndërmend ta përshëndesë, apo edhe më pak akoma ta shesë lirë atë që konsiderohet top-player dhe lider në dhomat e zhveshjes. Sidomos pasi vetë Skriniar te Inter po shkon mirë dhe është gati të zgjasë kontratën e tij që skadon në 2023.

E nëse parisienët do të insistonin - përgjigja e parë e zikaltërve e ftohu interesin, por gjithçka sugjeron se është vetëm një pauzë për reflektim - atëherë si klubi ashtu edhe lojtari do të vlerësojnë situatën dhe ofertën, por vetëm, padyshim, në kushte të caktuara. Shitja e mundshme e Skriniar, do të kompensohej teknikisht nga Bremer me të cilin Interi tashmë ka një marrëveshje të përgjithshme. Nga pikëpamja taktike, një zgjedhje racionale, duke marrë parasysh karakteristikat e ngjashme të të dyve, të ndryshme nga ato të Bastonit që përfaqësojnë një pazëll të ndërtuar brenda skuadrës së zikaltërve. PSG e bëri lëvizjen e tij, Interi u përgjigj, Skriniar pret të mësojë më shumë. Në Viale della Liberazione, megjithatë, gjithçka është gati dhe e përgatitur për nënshkrimin e rinovimit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI