Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Video/ “Duam vendin e parë”: pas dëmtimit, Uzuni shënjestron objektivin kryesor të Kombëtares

Lapsi.al 8 June 2022
Video/ “Duam vendin e parë”: pas dëmtimit, Uzuni

“Kam pasur një shqetësim në kavilje që kur isha në Granada dhe e lëndova sërish në stërvitjet me Kombëtaren, por tani ndihem shumë mirë dhe jam në formën time mendoj”. Myrto Uzuni, i rikthyer në dispozicion të teknikut Edoardo Reja pas dëmtimit, është gati të ‘xhirojë’ në fushë për të mposhtur Izraelin dhe për të siguruar objektivin kryesor të kuqezinjve, vendin e parë në Grupin 2 të Ligës B. “Presionin e ndjejmë gjithmonë, pasi nëse nuk ka presion, loja nuk bëhet e bukur. Luajmë në shtëpi, ndaj Izraelit, një ekip që mendoj se është më lart se Islanda, por nëse jemi të bashkuar dhe japim maksimumin, fitorja është e vetmja rrugë për të shkuar drejt objektivit tonë”, tha beratasi.

Kuqezinjtë vijnë nga një pikë e shoqëruar me një performancë jo veçanërisht brilante kundër Islandës, cka detyron kombëtaren shqiptare të fitojë në ndeshjen e dytë të Nations League kundër Izraelit. “Normal që të gjithë kërkojmë që të fitojë Kombëtarja - tha Uzuni -, por mendoj që çunat kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, pasi edhe një barazim me Islandën, jemi në garë për vendin e parë, që është edhe objektivi ynë”.

Pikërisht Izraeli, një kundërshtar që e njohim dhe kemi precedentë pozitivë e të tjerë jo, kundër të cilëve duhet vetëm fitorja. E tillë sepse është ndeshja e parë në shtëpi dhe në një grup me tre skuadra, për shkak të përjashtimit të Rusisë, muret mike do të bëjnë diferencën. “Kur luan futboll, gjithmonë shanset janë të mëdha. Kemi ekip me kualitet, të gjithë lojtarët luajnë në ekipe shumë të mira. E rëndësishme është fitorja, ky është objektivi ynë kryesor. E pamë ndeshjen ndaj Islandës, për mua ishte emocion ta shihja ndeshjen nga televizori sa të isha atje. Tani grupi u plotësua i gjithi, përveç mungesës së Roshit, që ndihet pasi ka qenë gjithmonë aty për ekipin. Por tani mendojmë vetëm për fitore, as barazim, as humbje. Do hymë në fushë me këtë ide” përfundoi sulmuesi i Granadas.

https://www.youtube.com/watch?v=yZIFLmOqQko

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI