Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Interi i papërmbajtshëm: zikaltrit nuhasin goditjen e dyfishtë Lukaku- Dybala

Lapsi.al 8 June 2022
Interi i papërmbajtshëm: zikaltrit nuhasin goditjen e dyfishtë

Lukaku mund të kthehet, Dybala tashmë është në rrugë e sipër. Këto janë ditë shumë të nxehta në frontin e merkatos së zikaltërve, Interi nuhat goditjen e dyfishtë të bujshme. Chelsea ka hapur mundësinë e huazimit (sigurisht jo falas), ose të paktën Blues janë gati të diskutojnë për të nisur një negociatë: këmbëngulja e sulmuesit belg dhe vendosmëria e tij në dëshirën për t'u rikthyer në Milano kanë bërë punën e tyre në këtë këndvështrim. Lukaku i ka shprehur Tuchel arsyet pse nuk ka ndërmend të qëndrojë më në Londër, tekniku i përkohshëm që mban edhe frenat e merkatos ka rënë dakord me pronësinë e re që mund të negocionet: në formulën e huasë (shifra e amortizimit të Romelu në buxhetin e Chelsea është 23 milionë, e nuk mund të shkosh poshtë këtij pragu) preferohet hipoteza e huazimit me shkëmbim, duke futur në marrëveshje një lojtar që pëlqehet nga blutë. Natyrisht, emrat në këtë rast janë të Bastonit dhe Skriniar për mbrojtjen ose Lautaro për sulmin, por Interi nga kjo pikë nuk dëgjon, ndërsa do të ishte gati të mendonte konkretisht për De Vrij.

Nga ana tjetër, në frontin e Dybalas, pritet hapi vendimtar i nevojshëm për të zyrtarizuar një marrëveshje parimore që tashmë është gjetur prej disa kohësh. Buzëqeshja e sigurtë me të cilën Marotta përshëndeti ditën e djeshme gazetarët që e pyetën për argjentinasin duket se do të pasohet nga shtrëngimi i duarve që mund të vijë në takimin që drejtuesi i zikaltërve do të ketë së shpejti me Jorge Antun, menaxherin e ish-sulmuesit të Juventus. Përshpejtimi vjen për shkak të përfshirjes së mundshme të konkurrentëve të rinj apo të vjetër - Dybala ka dhënë preferencën e tij absolute ndaj zikaltërve - që duke pasur parasysh largimin e Vidal dhe Sanchez nga Inter, kanë vendosur të bëjnë lëvizjen vendimtare para kohe.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI