Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Tre ligamente të dëmtuar, Zverev operohet në kavilje: "Zgjedhja më e mirë për tu kthyer sa më shpejt"

Lapsi.al 8 June 2022
Tre ligamente të dëmtuar, Zverev operohet në kavilje:
Alexander Zverev iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në kaviljen e djathtë, të cilën numri tre i botës e kishte dëmtuar gjatë gjysmëfinales së Roland Garros kundër kampionit të mëvonshëm Rafael Nadal. “Për t’u rikthyer në garë sa më shpejt që të jetë e mundur, për të siguruar që të gjitha ligamentet të shërohen siç duhet dhe të rifitoj stabilitetin e plotë në kyçin e këmbës, operacioni ishte zgjidhja më e mirë”, tha Zverev në një postim në Instagram. Tenisti gjerman konfirmoi se ishte operuar në Gjermani pasi mori konfirmimin se "të tre ligamentet anësore në kyçin e këmbës së djathtë ishin dëmtuar", por nuk specifikoi kohën e kthimit në fushë. E vështirë, megjithatë, për ta parë atë në Wimbledon "Të gjithë kemi rrugën tonë në jetë. Kjo bën pjesë në timen. Javën e ardhshme do të arrij kulmin e karrierës sime si numri dy i botës, por tani isha i detyruar të bëja një operacion", tha tenisti për të qetësuar tifozët e tij.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI