Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Real Madrid, blerja e fortë është Tchouameni: për Monaco më shumë se 100 milionë euro

Lapsi.al 7 June 2022
Real Madrid, blerja e fortë është Tchouameni: për Monaco

Aurelien Tchouameni së shpejti do të jetë lojtar i Real Madrid. Klubi kampion i Evropës dhe mesfushori kanë arritur një marrëveshje ekonomike për pagesën, por edhe Monaco është kënaqur me një shifër të çmendur: flitet për një marrëveshje me vlerë më shumë se 100 milionë euro, përfshirë bonuset. Për zyrtarizimin është vetëm cështje e përshpejtimit të formaliteteve burokratike, përpara shpalljes së transferimit rekord të 22-vjeçarit.

Pas Rudigerit, Blancos rrëmbejnë edhe Tchouameni. Real Madrid tashmë po përforcohet për sezonin e ardhshëm, ku duhet të mbrojë titullin kampion Europe, por nëse mbrojtësi i Chelsea është transferuar me parametër zero, Real Madrid duhej të investonte një shumë të madhe për të firmosur me mesfushorin e Monaco.

Fillimisht Tchouameni do të thirret për të alternuar Casemiron, por aftësitë e tij të jashtëzakonshme fizike dhe teknike do t'i hapin dyert e Real Madrid, pranë një tjetër talenti premtues dhe tashmë të admiruar këtë vit, Camavingas. Lojtari i kombëtares franceze sezonin e kaluar luajti 50 ndeshje me Monacon dhe gjithashtu shënoi 5 gola.

MODRIC RINOVOI PËR NJË SEZON

Reali mendon për të ardhmen me Tchouameni, por edhe për të tashmen duke mbajtur trurin e mesfushës. Gjithçka ka përfunduar dhe të mërkurën do të bëhet njoftimi për rinovimin e Luka Modric për një tjetër sezon. Në moshën 36-vjeçare, kampioni kroat po provon ende të jetë një pedinë e domosdoshme në tabelën e shahut të Carlo Ancelottit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI