Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Ronaldo, nga stadiumi në Santiago de Compostela me biçikletë: 300 kilometra për të mbajtur fjalën e dhënë

Lapsi.al 7 June 2022
Ronaldo, nga stadiumi në Santiago de Compostela me biçikletë:

Gjashtë etapa prej pesëdhjetë kilometrash secila, nga stadiumi Nuevo José Zorilla në Santiago de Compostela, të gjitha me një biçikletë elektrike. Ky është udhëtimi i shpresës i ndërmarrë nga Ronaldo Fenomeni. Ish-kampioni i Interit, Barcelonës dhe Real Madrid mbajti kështu premtimin, pas ngjitjes në Liga të Valladolidit, skuadër në të cilën braziliani është president.

“Udhëtimi do të jetë shumë i bukur, fizikisht e di që do të vuaj, por do të jetë një eksperiencë e paharrueshme”, kishte deklaruar Fenomeni për Mundo Deportivo. Vetëm një vit më parë Valladolid zbriti në Segunda Division në Spanjë, duke ndezur protestën e tifozëve ndaj presidentit të ri brazilian.

Tashmë, brenda stadiumit Zorilla frymon një ajër krejt tjetër, sepse Valladolid arriti të ngjitet menjëherë në La Liga, duke arritur vendin e parë me pikë të barabarta me Almerian. "Kur u rrëzuam, e dija se duhej të punonim shumë për t'u rikthyer në La Liga. Bëra premtimin tim, të gjithë punuam shumë mirë, veçanërisht në fillim të sezonit. E me të gjitha ndryshimet që kemi bërë, ka ndryshuar edhe filozofia e klubit. Rrugëtimi është diçka që e kam pasur gjithmonë në mendje për ta bërë”, deklaroi fenomeni, i cili shënoi një nga golat më të bukur të karrierës së tij pikërisht në Compostela: ishte viti 1996 dhe me fanellën e Barcelonës ai shënoi pas një aksioni individual me driblime që nga mesfusha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI