Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Icardi shpërthen kundër gazetarëve: "Karriera te PSG në fije të perit? Ka***iqe, kam ende 2 vjet kontratë"

Lapsi.al 7 June 2022
Icardi shpërthen kundër gazetarëve: "Karriera te PSG në

Mauro Icardi është duke kaluar një periudhë pushimesh në Afrikë me gruan e tij-menaxhere Ëanda Nara pas një sezoni katastrofik në radhët e PSG. Maurito nuk e fsheh njëfarë nervozizmi dhe i përgjigjet i mërzitur, me një Instagram Stories, disa insinuatave gazetareske për të ardhmen e tij. "Kur shënoja 30 gola në sezon ishin të njëjtat argumente - shkroi sulmuesi argjentinas - Karriera në fije të perit? Kam ende dy vjet në kontratën time. Nuk duket kaq në fije siç mund ta kuptoni me ka***iqet e shkruara. Në moshën 29-vjeçare mos u shqetëso se me gati 200 gola të shënuar të gjithë më njohin mjaft mirë dhe vendos unë nëse do të qëndroj dhe do të vihem në dispozicion”.

Sipas mediave të ndryshme, ish-sulmuesi i Interit është në listën e gjatë të lojtarëve në dalje, të hartuar nga klubi parisien, por për momentin nuk ka blerës, të trembur nga paga prej 10 milionë eurosh në vit e Icardit. Ecuria e argjentinasit sezonin e kaluar ishte shumë më poshtë se sa pritej me vetëm 5 gola, shumë pankinë, tribunë dhe gossip. Zëra të hedhur poshtë nga vetë sulmuesi, i cili edhe pse me një rënie të dukshme në stil, e ka bërë shumë të qartë se cili është qëllimi i tij për të ardhmen.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI