Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Dënim me vdekje për përdorim narkotikësh: ja çfarë rrezikojnë tifozët që mbajnë kokainë në Katar 2022

Lapsi.al 7 June 2022
Dënim me vdekje për përdorim narkotikësh: ja

Zero tolerancë në Katar ndaj drogës. Tifozët mund të jenë në telashe serioze nëse kapen në zotërim të substancave të paligjshme, si kokaina, sepse rrezikojnë dënimin me vdekje. Tifozët janë të paralajmëruar. Sipas ligjit n. 9 të vitit 1987 për kontrollin dhe rregullimin e substancave narkotike dhe substancave të rrezikshme psikotrope, personat që kontrabandojnë drogë në vend rrezikojnë 20 vjet burg dhe gjobë nga 100,000 (rreth 25,000 euro) deri në 300,000 rial (rreth 75,000 euro). Megjithatë, shkelësit e përsëritur mund të dënohen me vdekje, ose me burgim të përjetshëm.

Në kontinentin europian ka nga ata që tashmë i kanë paralajmëruar tifozët e tyre. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, për shembull, ka informuar udhëtarët britanikë për ligjet e rrepta të Katarit dhe masat e sigurisë në fuqi, pas hyrjes.

Në faqen e internetit të qeverisë thuhet: “Ka zero tolerancë për veprat penale të lidhura me drogën. Dënimet për përdorimin, trafikimin, kontrabandën dhe mbajtjen e drogës janë të rënda. Ndëshkimi mund të përfshijë dënime të gjata me burgim, gjoba të rënda dhe dëbim. Aeroporti përdor teknologjitë më të fundit të sigurisë, të gjitha bagazhet skanohen dhe pasagjerët tranzit, që transportojnë edhe sasi të vogla droge mund të arrestohen”.

Jo vetëm barnat, por edhe ilacet me recetë mund të jenë problem: “Disa barna me recetë dhe pa recetë mund të jenë substanca të kontrolluara në Katar. Nëse keni nevojë të sillni medikamente të kontrolluara/me recetë në Katar, sigurohuni që të sillni recetën e mjekut tuaj zyrtar, shënimin e spitalit ose një letër nga mjeku juaj i përgjithshëm, duke specifikuar ilaçin, sasinë e përshkruar dhe dozën. Ky shënim ose letër duhet gjithashtu të jetë i nënshkruar nga mjeku/konsulenti dhe i vulosur nga spitali ose klinika”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI