Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Abuzonte me gjimnastet: Biles e viktimat e tjera të Nassar kërkojnë një miliard dollarë dëmshpërblim nga FBI

Lapsi.al 8 June 2022
Abuzonte me gjimnastet: Biles e viktimat e tjera të Nassar

Ylli botëror i gjimnastikës Simone Biles dhe një duzinë gjimnastesh amerikanë kanë kërkuar mbi 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga FBI për dështimin në ndalimin e mjekut Larry Nassar, autorit të ngacmimeve seksuale ndaj të cilave ato ishin viktima. “Është koha që FBI të mbajë përgjegjësi”, tha Maggie Nichols, gjimnastja kampione kombëtare në Oklahoma 2017-19.

Në vitin 2015, FBI ishte në dijeni të akuzave të ngritura ndaj Nassar nga gjimnastët, por nuk pati asnjë ndërhyrje nga agjentët federalë. “Nëse FBI-ja thjesht do të kishte bërë punën e saj, Nassar do të ishte ndaluar para se të kishte mundësinë të abuzonte me qindra vajza, duke përfshirë edhe mua”, tha ish-gjimnastja e Universitetit të Miçiganit, Samantha Roy. Nassar u arrestua në vjeshtën e vitit 2016 gjatë një hetimi të policisë së Miçiganit. Universiteti Shtetëror i Miçiganit, i cili për shumë vite akuzohej se nuk kishte ndaluar Nassar, pranoi të paguante 500 milionë dollarë për më shumë se 300 gra dhe vajza që u sulmuan seksualisht. Sipas ligjit federal, megjithatë, agjencia qeveritare ka gjashtë muaj për t'iu përgjigjur kërkesave të paraqitura sot. Mund të pasojnë padi, në varësi të përgjigjes së FBI-së.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI