Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Proçesi gjyqësor ndaj Blatter e Platini u ndërpre menjëherë: ish-presidenti i FIFA-s mezi merrte frymë

Lapsi.al 8 June 2022
Proçesi gjyqësor ndaj Blatter e Platini u ndërpre

Gjyqi kundër Sepp Blatter dhe Michel Platini për "pagesën e paligjshme të dy milionë frangave zvicerane" nga zviceranët për francezin u hap të mërkurën në Gjykatën Penale Federale të Bellinzona. Megjithatë, procedurat u ndërprenë në momentin e dëshmisë së ish-presidentit të FIFA-s, i cili akuzoi dhimbje gjoksi dhe probleme me frymëmarrjen.

Pas shtatë vitesh të gjata akuzash, spekulimesh dhe thashethemesh, gjyqi kundër ish-presidentëve të FIFA-s dhe UEFA-s, Sepp Blatter dhe Michel Platini, u hap të mërkurën në mëngjes në një gjykatë zvicerane dhe u ndërpre para kohe. Të dy, të cilët mbërritën veçmas në sallë, u dukën shumë të sigurt duke u buzëqeshur kamerave dhe ndonjë batute të gazetarëve të shumtë të pranishëm. Por Blatter, në kohën e dëshmisë së tij, u tha gjyqtarëve se ai nuk ishte në gjendje t'i drejtohej trupit gjykues për shkak të dhimbjeve të forta në gjoks.

“Unë jam absolutisht i sigurt, dielli po shkëlqen dhe unë jam në humor të mirë”, u tha Blatter gazetarëve para seancës. “E di që nuk kam bërë asgjë kundër ligjit. Jeta ime ishte futbolli, kam qenë në shërbim të FIFA-s për 45 vjet”. Mirëpo, kur erdhi momenti që ai të jepte dëshminë e tij në gjykatë, ish-numri një i FIFA-s u detyrua të dorëzohej: “Kam dhimbje gjoksi dhe mezi marr frymë – tha ai – nuk kam e ndjej se mund t’i përgjigjem pyetjeve”. Prandaj, marrja në pyetje u shty për të enjten.

Gjyqi duhet të mbyllet gjithësesi pas disa seancave më 22 qershor, ndërsa dënimi pritet më 8 korrik. Të dy përballen me një dënim deri në 5 vjet burg.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI