Flash

Skandaloze në Skoci-Armeni, hedh shishen e ujit drejt asistentit: as arbitri e as VAR nuk u ndjenë

Lapsi.al 9 June 2022
Skandaloze në Skoci-Armeni, hedh shishen e ujit drejt asistentit: as

Një episod i shëmtuar ka ndodhur në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Skocisë dhe Armenisë. Mbrojtësi Arman Hovhannisyan u tërbua për një pozicion jashtë loje të pasinjalizuar dhe hodhi një shishe uji në drejtim të anësorit. Lojtari, pavarësisht gjestit dhe pavarësisht VAR-it, nuk u ndëshkua me karton të kuq.

Skuadra e Steve Clarke doli në fushë kundër Armenisë për ndeshjen e dytë të Grupit E të Ligës së Kombeve. Anthony Ralston kaloi në avantazh vendësit pas 28 minutash me një goditje me kokë në krosimin e Stuart Armstrong. Scott McKenna, pas 12 minutash, dyfishoi me një tjetër goditje me kokë. Para fundit të pjesës së parë, mbrojtësi i Nottingham Forest realizoi golin e 3-0 për Skocinë.

Armenët filluan të protestojnë sepse besonin se lojtari kundërshtar ishte jashtë loje, por gjyqtari Sebastian Gishamer dhe asistentët e tij fillimisht injoruan ankesat e tyre. Mbrojtësi i Armenisë Hovhannisyan u zemërua keq dhe bëri një gjest të shëmtuar: mori një shishe uji dhe e hodhi drejt një prej asistentëve të arbitrit.

Në fund, falë ndihmës së VAR-it, goli u anulua. McKenna ishte në pozicion jashtë loje. Hovhannisyan, nga ana tjetër, nuk u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht teknologjisë video në përdorim në Hampden Park, lojtari i shpëtoi ndëshkimit dhe nuk mori madje as karton të verdhë. Skocezi John McGinn i kërkoi arbitrit të vepronte, për gjestin e bërë nga mbrojtësi armen, por Gishamer zgjodhi të mos e bënte.

Ish-sulmuesi skocez, James McFadden, kritikoi zgjedhjen e arbitrit për Premier Sports: “Të merrësh një shishe dhe madje të mendosh ta hedhësh mbi një arbitër dhe tia hedhësh paq. Është e pabesueshme. Ne kemi VAR, ata kanë kamera kudo, ata duhet t'i shikojnë". Mbetet për t'u parë nëse Hovhannisyan do të dënohet me provë TV.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI