Mané ishte me nxitim dhe duhej të largohej, por para se të largohej, ai i kërkoi tifozit t'i shkruante numrin e tij të telefonit. Lojtari i premtoi djalit se do ta telefononte dhe 30-vjeçari e mbajti premtimin pas ndeshjes ndaj Beninit. Sulmuesi e telefonoi për një bisedë. Tifozi ishte në autobus me tifozë të tjerë senegalezë, të cilët filmuan skenën. Mané në shtëpi nderohet për paraqitjet e tij në fushë, por edhe për veprimet e tij jashtë fushës. 30-vjeçari shënoi penalltinë vendimtare në finalen e Kupës së Afrikës dhe ishte protagonist edhe për kualifikimin në Kupën e Botës, por sulmuesi vlerësohet gjithashtu edhe për thjeshtësinë dhe bujarinë e tij.This fan couldn’t believe he met Sadio Mane ?
(via equipe_nationale_du_senegal/IG) pic.twitter.com/SDYbuP4RwG — ESPN FC (@ESPNFC) June 7, 2022
Mané, për shembull, dhuroi rreth 230,000 euro për fshatin e tij të lindjes për të ndihmuar në financimin e një shkolle të re të mesme, në mënyrë që brezi aktual i të rinjve të ketë më shumë mundësi. Falë donacioneve të tij, sulmuesi ka kontribuar edhe në ndërtimin e një spitali, një xhamie dhe një stadiumi sportiv.