Flash

“Arritëm në Shqipërinë e bukur”: Feyenoord mbërrin në Rinas, Slot kërkon të ruajë pathyeshmërinë

Lapsi.al 24 May 2022
“Arritëm në Shqipërinë e bukur”: Feyenoord
Për finalen e Tiranës numërimi në të kundërt ka filluar e në Rinas ka mbërritur edhe skuadra e parë finaliste. Hollandezët e Feyenoord kanë shpejtuar të shfaqin prezencën e tyre në kryeqytetin shqiptare me anë të një postimi në “Tëitter”: "Arritëm në Shqipërinë e bukur”. Feyenoord ka rezervuar vendin e tyre në finalen inauguruese të Conference League, pas një beteje në gjysmëfinale me Marsejën dhe tani po synon të kompletojë katër fitore në po aq finale europiane - tre të mëparshmet i kanë parë hollandezët të sjellë një trofe në shtëpi në Roterdam. Fitoret në 1970 në finalen e Kupës së Europës kundër Celtic dhe në Kupën UEFA të 1974 dhe 2002, krijuan reputacionin e klubit holandez si një emër për t'u respektuar në garat kontinentale. Duke i udhëhequr në finalen e Conference League, në fushatën e tij të parë në De Kuip, trajneri Arne Slot ka rikthyer një shije të lavdive të dikurshme, pasi ka impresionuar duke krijuar një ekip plot energji, intensitet dhe shumë gola.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI