Flash

Allegri paralajmëron Juventusin: "Këtë vit Kupa e Italisë është torta, nëse humbasim është një katastrofë"

Lapsi.al 10 May 2022
Allegri paralajmëron Juventusin: "Këtë vit Kupa e

Një ndeshje nga ato që nuk duhen humbur dhe Massimiliano Allegri e di mirë. Me Juventusin e tij luan objektivin sezonal, Kupën e Italisë në finalen kundër Interit në Olimpico të Romës: "Nëse vitet e fundit ky trofe mund të ishte qershia, këtë vit është torta. Nëse humbasim, megjithatë, do të thoni që është një katastrofë. Kundër Interit do të jetë e vështirë, por fitorja do të vendoste themele edhe më mirë për rikthimin në garë në sezonin e ardhshëm”.

Tekniku bardhezi gjithësesi dilema formacioni, ka pavarësisht se për Dybala është i sigurtë që do të luajë. "Ndonjë dyshim e kam, përpara mbledhjes teknike do të marr vendimin tim. Chiellini e Perin e sigurtë që luajnë, të tjerët të shohim. Do të vendos nëse do të luaj me tre apo katër në mbrojtje".

Çfarë nuk funksionoi te bardhezinjtë e që e ka befasuar Allegrin? Dicka që në fakt tekniku e ka thënë edhe më parë: "Humbja e Ronaldos tre ditë nga fundi i merkatos nuk ishte e lehtë të kapërcehej. Unë duhej të njihja skuadrën, pastaj patëm edhe dëmtime të rënda. Vështirësi ka pasur dhe na krijoi probleme fakti që duhej të rikuperonim shumë. Klubi na dha një dorë të madhe në merkato dhe ne bëmë një ecuri të rëndësishme që përfundoi në humbjen në shtëpi kundër Interit. Tani le të luajmë këtë finale. Është krijuar një themel i rëndësishëm për të ardhmen dhe jam i lumtur dhe i qetë për këtë. Vitin e ardhshëm do të luftojmë gjatë gjithë rrugës për t'u rikthyer te fitimi i titullit".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI