Flash

Milinkovic-Savic nuk është në shitje, Lotito tallet me Juventus: "Në të kaluarën kam refuzuar edhe 140 milionë..."

Lapsi.al 10 May 2022
Milinkovic-Savic nuk është në shitje, Lotito tallet me Juventus:

“Për të blerë është e nevojshme që dikush të shesë”. Claudio Lotito blindon Milinkovic-Savic dhe ngrin Juventusin, gjithnjë e më shumë të vendosur për të marrë mesfushorin serb në fund të sezonit. Numri 1 i Lazios, i intervistuar nga RaiSport, megjithatë ka përjashtuar që mesfushori mund të largohet nga Roma: "Unë e respektoj shumë Sergejin dhe nuk e kam nxjerrë kurrë në shitje. Ai mund të bëjë diferencën dhe ne kemi një marrëdhënie të mirë. Nëse një klub i madh në botë do të bënte një ofertë, do ta pyesja se cfarë dëshiron të bëjë. Në shoqërinë time është fillimisht vlera njerëzore dhe pastaj ajo ekonomike, kur mu bë një ofertë prej 140 milionë euro vendosa të mos e shes".

Dalja e Milinkoviçit nga Lazio, me arkëtimin e rëndësishëm, megjithatë, do t'i jepte frymëmarrje arkave të klubit, gjithnjë në vështirësi me indeksin e likuiditetit. Sarri, që u regjistrua ditët e fundit, në fakt do t'i jepte dritën jeshile shitjes së mesfushorit serb me shpresën për të lëvizur në merkato dhe për të forcuar skuadrën. E pikërisht për të ardhmen e trajnerit, Lotito shpjegoi: "Askush nuk e ka dyshuar ndonjëherë qëndrimin e tij, ai ka një kontratë që nuk skadon këtë vit. Ka një vlerësim të madh profesional për përkushtimin e tij ndaj futbollit. Ushqehet me sport 24 orë në ditë: është një element pozitiv që i bën lojtarët tanë të rriten dhe i bën ata përgjegjës për arritjen e rezultateve”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI