Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Inzaghi 'macja e zezë' e Allegrit: tekniku i Inter do ta provojë sërish në finalen e Kupës së Italisë

Lapsi.al 10 May 2022
Inzaghi 'macja e zezë' e Allegrit: tekniku i Inter do ta

Simone Inzaghi e di si bëhet: ajo e së mërkurës në mbrëmje (në orën 21:00) do të jetë finalja e pestë kundër Juventusit. Deri më tani ai ka fituar tre nga katër - duke përfshirë Superkupën e Italisë në Janar - dhe prandaj kërkon pokerin kundër bardhezinjve. Interi mbërrin në takimin e fundit të Kupës së Italisë me një skuadër pa dëmtime, dje u rikuperua edhe Bastoni dhe me kontributin e 300 punonjësve zikaltër, që do të ndjekin skuadrën në Romë.

Kryqëzimi i parë mes Inzaghit dhe Juves daton në gusht 2017, Superkupa e Italisë: trajneri aktual i Interit, në atë kohë te Lazio, fitoi trofeun e tij të parë si trajner duke mposhtur Allegrin falë golit të Murgias, në minutën e 93. Në fund të sezonit erdhi revanshi i Allegrit, që fitoi Kupën e Italisë duke mposhtur 2-0 bardhekaltrit me golat e Bonucci dhe Dani Alves. Përplasja e tretë u regjistrua në 2019, përsëri Superkupa, por këtë herë Inzaghi bëri më mirë përballë Sarrit, në atë kohë te Juve (dhe sot te Lazio): përfundoi 3-1. Inzaghi kaloi në epërsi ndaj Allegrit në janarin e kaluar, duke fituar Superkupën e Italisë falë golit të Sanchez në minutën e fundit të kohës shtesë.

Interi do të kërkojë trofeun e tetë të Kupës së Italisë, që mungon nga sezoni 2010-11, me formacionin e plotë. Me rikuperimin e Bastonit, edhe mbrojtja kthehet ajo titullare, ndërsa përpara Dzeko do të tentojë të rikthehet te goli (mungon prej 6 ndeshjesh) me ndihmën e një Lautaro në superformë dhe një Calhanoglu që tashmë ka prekur shifrën e dyfishtë të asisteve në sezon.

Në Olimpico - siç shpjegon Gazzetta dello Sport - do të ketë një mbështetje shtesë për ekipin, ajo e 300 punonjësve që do të udhëtojnë për në Romë, të organizuar direkt nga shoqëria dhe nga Steven Zhang, për t'i falënderuar në mënyrë simbolike për punën e të gjithë klubit në këtë sezon.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI