Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Video/ "Madrilenë bij kur*e": tifozët e Atleticos ofendojnë një prind me të birin me fanellën e Real, në sektorin e gabuar

Lapsi.al 9 May 2022
Video/ "Madrilenë bij kur*e": tifozët e Atleticos
Një aventurë e shëmtuar për një baba dhe djalin e tij, mbështetës të Real Madrid, të cilët u gjendën në sektorin e tifozëve të Atleticos gjatë derbit të Madridit. U desh të ndërhynin stjuardët për të shpëtuar dy miqtë që e panë veten keq. Derbi i Madridit ndërmjet Atleticos dhe Realit ishte si gjithmonë me tension të lartë pavarësisht se Blancos tashmë janë kampionë të Spanjës. Nga ana tjetër, Colchoneros kishin nevojë për pikë të vlefshme për të tentuar të mbyllnin vendin në Champions League për vitin e ardhshëm dhe ia dolën. Penalltia e shënuar nga Carrasco i lejoi skuadrës së drejtuar nga Simeone të merrte tre pikët pas një ndeshjeje të luftuar. Në mbrëmjen e Wanda Metropolitanos nuk munguan kontestimet, si ajo për mungesën e korridorit të respektit nga vendasit për kampionët e La Ligës, madje as përplasjet brenda dhe jashtë fushës. Një situatë fatkeqe u krijua në tribunë për një baba dhe djalin e tij, të cilët si tifozë të Realit u gjendën në mes të një sektori plot me tifozë të Atleticos. Disa mbështetës Colchoneros i vunë re dy të paftuarit, të cilët kishin veshur fanellën e mbanin një shall të Realit dhe u përpoqën t'i largonin nga sektori. Burri dhe djali pastaj u bënë viktimë e ofendimeve, mes të cilëve "madrilenë bij kur*e ". Në atë moment u desh të ndërhynte siguria e stadiumit dhe të nxirrte dy miqtë jashtë sektorit. Gjithçka është kapur nga kamerat e transmetuesit spanjoll Movistar dhe ka shkaktuar shumë debate.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI