Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Milan, mendje e zemër kundër Atalantës: të dielën mund të mbërrijë titulli kampion

Lapsi.al 9 May 2022
Milan, mendje e zemër kundër Atalantës: të dielën mund

“Urime djemve, u bë gjithçka që iu kërkua, edhe ata që hynë nga pankina”, kjo është përmbledhja perfekte e fitores së Milanit në Verona. Një nga paraqitjet më të mira të sezonit të skuadrës së Piolit, pa dyshim. Nëntëdhjetë minuta në të cilat kuqezinjtë kanë treguar pse janë në krye të klasifikimit dy javë nga fundi. Lojë e mirë, mendje dhe shumë zemër, sidomos zemër.

Milani dominues në gjysmë orën e parë, por pastaj diti të reagojë menjëherë ndaj disavantazhit. Një sinjal i shkëlqyer, por për këtë kishte pak dyshime tani. Tre pikë të legjitimuara në pjesën e dytë ku Leao ishte përsëri i papërmbajtshëm dhe Verona praktikisht u zhduk nga fusha, e mbytur nga mesfusha e Milanit. Një shenjë e pjekurisë së madhe, një skuadër që e ka menaxhuar shumë mirë presionin dhe udhëton me shpejtësi drejt një ëndrre.

Një ëndërr që quhet titull dhe për ta ngritur në qiell mungojnë vetëm katër pikë, ndaj Atalantës dhe Sassuolos. Tashmë të dielën në San Siro, në orën 18:00, atmosfera do të jetë rrëqethëse: biletat të shitura krejt për të nxitur Tonalin dhe shokët e tij. Me një fitore, kuqezinjtë do të uleshin të qetë në divan për të parë Interin në Cagliari, në fushë në orën 20:45. Në rast të një barazimi apo humbje të zikaltërve, Milani do të ishte tashmë matematikisht kampion me një javë nga fundi. Përndryshe cështja do të shtyhej për javën e fundit ku skuadra e Piolit do të shkojë në shtëpinë e Sassuolos dhe ajo e Inzaghit do të presë Sampdorian. Sipas asaj që parashikohet nga Lega vetëm në javën e fundit të kampionatit ndeshjet do të luhen në të njëjtën kohë. Koncepti i rikonfirmuar nga presidenti De Siervo pak ditë më parë: "Jemi njerëz të arsyeshëm dhe i kuptojmë diskutimet, por jemi pjesë e një modeli ekonomik me rregulla, për të patur sa më shumë audiencë në gjendje për të parë ndeshjet. U vendos vite më parë që java e fundit të luhet në të njëjtën kohë, nëse është e nevojshme. Dhe është njësoj si ajo që ndodh jashtë kufijve, modeli ekonomik është i njëjtë për të gjithë”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI