Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Juventus gati për tridhëmbësh në finalen e Kupës së Italisë: Dybala i prish planet Allegrit kundër Interit

Lapsi.al 9 May 2022
Juventus gati për tridhëmbësh në finalen e Kupës

Gjithçka është gati për finalen e Kupës së Italisë. Në Continassa, Massimiliano Allegri prej disa ditësh po përgatit strategjinë për të sfiduar Interin dhe lajmi i mirë vjen nga infermieria. Juventusi ka rikuperuar pjesë të rëndësishme në skuadër, si Cuadrado i cili është rikthyer në fushë kundër Genoas dhe do të jetë gati edhe kundër Interit. Pastaj është edhe Danilo, por edhe Pellegrini. Një numër i lartë alternativash i paprecedentë në periudhën e fundit për Allegrin, që duket i orientuar për të ripropozuar një 4-3-3, por është edhe i ngacmuar nga performanca e bukur e Dybalas në Ferraris.

Manuel Locatelli gjithashtu është rikthyer të stërvitet me grupin, edhe pse vështirë se do të jetë në gjendje të startojë nga minuta e parë në stadiumin Mapei në një ndeshje kaq delikate, duke u transformuar kështu në një pedinë më shumë për t'u përdorur gjatë ndeshjes në zhvillim dhe për të ndryshuar diçka në nivel taktik.

Indikacionet në vigjilje të finales të çojnë në 4-3-3, me treshen e formuar nga Cuadrado, Vlahovic e Morata, por nuk mund të përjashtohet një ndryshim në minutën e fundit. Paraqitja e Dybala në Genoa u pëlqye nga Allegri, i cili po mendon të propozojë edhe një 4-2-3-1 që nga minuta e parë, me argjentinasin titullar. Në mbrojtje Chiellini i favorizuar ndaj Bonuccin për të luajtur në krah të De Ligt.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI