Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Video/ Gjimshiti gabim e gol, por nota nuk është ajo që shpresonte: mbrojtësi nxjerr nga telashet Atalantën

Lapsi.al 8 May 2022
Video/ Gjimshiti gabim e gol, por nota nuk është ajo që

Atalanta nuk heq dorë nga lufta për një vend në Europa League dhe për ta bërë këtë kishte nevojë edhe për golin e Berat Gjimshitit. Në ndeshjen e javës së 36 të Serie A, skuadra e Gasperinit mposhti 1-3 Spezian dhe u afrua në -3 nga Lazio me 59 pikë. Në kulmin e pjesës së parë Muriel (16') zhbllokoi lojën me ftohtësi, me një veprim brilan brenda zonës. Më pas bergamaskët u shpërqendruan, më saktësisht Gjimshiti, në topin e gjatë dhe Verde (30') barazon rezultatin në kundërsulm. Në pjesën e dytë zikaltërit shtuan xhirot dhe mbyllën ndeshjen falë një goditjeje me kokë të Gjjimshitit (73') dhe një goditje precize nga Pasaliç (87'). Për ligurët, kjo është humbja e katërt radhazi dhe gjithcka për cështjen e shpëtimit është shtyrë.

Protagonist në të mirë e të keq, Gjimshiti është vlerësuar me notën 6: në pjesën e parë mbrojtësi i kombëtares u befasua nga topi i gjatë i për Verden së bashku me gjithë shokët e repartit, por në pjesën e dytë u justifikua duke firmosur dyfishgimin me një goditje me kokë. 30 minuta e dicka më shumë edhe për Rey Manaj, i aktivizuar për Spezian në minutën e 59, por sulmuesi i kombëtares nuk mundi të bënte asgjë për të kaluar bashkëatdhetarin e tij kundërshtar në këtë ndeshje.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI