Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Video/ Cristiano Ronaldo, jashtë Champions League për herë të parë nga 2003. Ragnick: "E turpshme, ndjesë tifozëve"

Lapsi.al 8 May 2022
Video/ Cristiano Ronaldo, jashtë Champions League për herë

Disfata 4-0 e pësuar në fushën e Brighton ka mbyllur përfundimisht të gjitha shpresat për pjesëmarrjen në Champions League 2022/23 për Manchester United dhe për rrjedhojë edhe për Cristiano Ronaldon. Një vit veçanërisht negativ për portugezin, që për herë të parë në 19 vjet, hera e dytë në karrierën e tij, nuk u kualifikua për kupën më prestigjioze evropiane për sezonin vijues: hera e fundit ishte në sezonin 2002-03 kur luante me Sportingun e Lisbonës. Pastaj në aventura e parë me Djajtë e Kuq, Real Madrid dhe Juventus me të cilët ishte kualifikuar gjithmonë në Champions League: për t'u rikthyer të luajë për Kupën me veshë të mëdhenj, CR7 duhet të ndryshojë ekip.

RANGNICK: "E TURPSHME, I KËRKOJ NDJESË TIFOZËVE"

Manchester United është zyrtarisht jashtë Champions Leagues për edicionin e ardhshëm dhe Ralf Rangnick mund të kërkojë vetëm falje pas 4-0 së pësuar nga Brighton: “Kemi bërë keq, nga minuta e parë deri në minutën e fundit dhe në të dyja zonat. Nuk mund të mos u kërkojmë falje tifozëve. Ishte një paraqitje e tmerrshme dhe një rezultat poshtërues. Plani i ndeshjes ishte krejtësisht ndryshe, por më pas në fushë nuk ishim në gjendje të ishim kompakt dhe t'i kundërviheshim kundërshtarët tanë. Ne gjetëm një ekip të shkëlqyer në një nivel teknik si Brighton dhe rezultati ishte ky. Në pjesën e parë e patëm të vështirë t'i ndalinim veprimet e tyre, ndërsa në pjesën e dytë rrezikuam dhe e paguam. Me rezultatin 2-0 u përpoqëm të dilnim përpara më shpesh, por pësuam edhe dy të tjera mes 63' e 65': ishte një katastrofë”, tha trajneri i Djajve të Kuq.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI