Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

"Festa e titullit në Sheshin Skënderbej". Halili i përlotur konfirmon Shehin e flet për borxhet: "Edhe pak për t'i zeruar"

Lapsi.al 7 May 2022
"Festa e titullit në Sheshin Skënderbej". Halili i

Me sy të skuqur nga lotët, presidenti i Tiranës Refik Halili është paraqitur para kamerave, pa i fshehur emocionet e një titulli kampion të fituar në derbin me Partizanin: "Ishin lotë gëzimi. Fituam titullin sot, jemi të gjithë të lumtur, unë dhe familja ime. Gjej rastin të falënderoj edhe bashkëshorten që nuk ka ardhur kurrë në stadium. Gjej rastin të falënderoj tifozët dhe të gjithë skuadrën. Sot kjo ndeshje na shijoi shumë sepse luajtëm me rivalin e përhershëm".

Numri 1 i klubit ka shprehur vetëm fjalë vlerësimi për teknikun Orges Shehi, ish-portierin e Partizanit që ka fituar titullin e parë në karrierë me bardheblutë: "Ka qenë një prind i dytë për lojtarët, e ka menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer skuadrën. Ka qenë njeri i kujdesshëm. Një komunikim prej mjeshtri. Gjithë merita i takon atij - ka thënë Halili, duke u ndalur edhe tek e ardhmja, që është vetëm pak muaj larg -. Ne shpresojmë që në vitet e ardhshme, të jemi skuadër e kujdesshme. Jemi lehtësuar shumë nga të shkuarat, ku kemi pasur një mal me probleme financiare të trashëguar. Tani i kemi hedhur mbas shpine ato. Kemi dhe pak punë për ti çuar gjërat në zero. Do të bëjmë më të mirën".

Më tej, Halili ka folur për festën e titullit: "Mund të kemi edhe lëvizje, por nuk do t’i bëjmë ne. Nëse ndonjë futbollist nuk do të ketë dëshirën të qëndrojë, do ta bëjë zgjidhjen vetë. E gjithë skuadra do të jetë prap dhe do të shkojë në Kupat e Europës kështu siç është. Shpresoj që festën e madhe ta bëjmë tek “Sheshi Skënderbe”. Do të bëjmë një festë madhështore. I takon këtij klubi kaq të madh, që të bëj një festë spektakolare".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI