Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Video/ Inter, nga Ferri në rrugën e titullit: presion mbi Milan e mendjen te Juventus

Lapsi.al 7 May 2022
Video/ Inter, nga Ferri në rrugën e titullit: presion mbi Milan e

Të kthyer nga ferri. Mund të ishte shtyrë edhe një 5 maj tjetër i vonuar vetëm me një ditë, por në vend të kësaj Interi vazhdon të mbajë gjallë luftën e titullit me Milanin. Një fillim i keq i ndeshjes, si një Inter i çmendur, ai ndaj Empolit, që ngriu San Siron me dygolëshin vdekjeprurës të toskanëve. Pastaj ngjitja nga humnera, duke larguar frenezinë, e duke përdorur fuqinë dhe karakterin që i dhuroi fitoren që i con zikaltrit në krye të renditjes me një pikë përpara kuqezinjve, që do të zbresin në fushë të dielën në mbrëmje në Verona. E tani presioni kalon te skuadra e Piolit, e thirrur në cështje për t'iu përgjigjur rivalit për titull.

Interi ka probleme, mbrojtja lejon të depërtohet me lehtësi çarmatosëse, por skuadra e Inzaghit korrigjon edhe një herë gabimet e veta: 22 pikët e arritura në situatë disavantazhi - një rekord evropian, i barazuar vetëm nga PSG në Francë dhe nga Hoffenheim në Gjermani në pesë kampionatet më të rëndësishme evropiane - janë prova më e qartë për këtë.

Ata që udhëhoqën përmbysjen ishin lojtarët e mesfushës, me Barella që vrapon sa për tre dhe vazhdimisht kërkon golin, një Brozovic që rivendos rregullin dhe jep ekuilibër e një Perisic të papërmbajtshëm. Pa harruar një Lautaro Martinez me një dygolësh shumë të rëndë. Pas periudhës së krizës, Toro ka shpërthyer: shtatë gola në gjashtë daljet e fundit, njëmbëdhjetë në njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit për një total prej 23 golash: vendi i parë sezonal dhe ai në kampionat me 19 gola. Sulmuesi argjentinas, në fakt, ka tejkaluar rekordin e tij të mëparshëm në një sezon të vetëm të Serisë A, 17 gola në 2020/21. “I kemi dërguar mesazhin se jemi këtu, se po punojmë për të fituar”, tha ai për InterTV pas ndeshjes. Mesazh për Milanin, e paralajmërues për Juventusin përpara finales së Kupës së Italisë të mërkurën mbrëma në Olimpico.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI