Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Chelsea, mbyllet epoka e Abramovich: financieri amerikan Boehly blen Blues për 5 miliard euro

Lapsi.al 7 May 2022
Chelsea, mbyllet epoka e Abramovich: financieri amerikan Boehly blen Blues

Një grup i udhëhequr nga Todd Boehly, bashkëpronar i ekipit Mlb të Los Angeles Dodgers, po përgatitet të marrë përsipër Chelsean si pjesë e një marrëveshjeje me vlerë 4.25 miliardë paund (e barabartë me 5.2 miliardë dollarë dhe rreth 4, 9 miliardë euro). Zyrtarizimin e ofertës e ka bërë vetë klub londinez që në këtë mënyrë arkivon përfundimisht epokën e Abramovich. “Shitja – shpjegon një shënim – do të finalizohet në fund të majit në pritje të të gjitha autorizimeve të nevojshme”.

Konsorciumi mbështetet nga Clearlake Capital. Sipas Financial Times, "blerja më e madhe e një klubi në historinë e futbollit kërkon ende bekimin e Premier League dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, por drita jeshile është vetëm një formalitet sepse konsorciumi Boehly është miratuar paraprakisht". Shuma prej 4.25 miliardë £ përfshin koston e blerjes së Chelsea dhe një angazhim për të investuar në klubin e Londrës Perëndimore, megjithëse ndarja e saktë nuk mund të përcaktohet. Për të mbrojtur financat e Chelsea, marrëveshja përfshin kufizime në tarifat e menaxhimit, pagesat e dividentëve dhe borxhin.

Marrëveshja e arritur vjen pasi oligarku rus Roman Abramovich u sanksionua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe u detyrua të nxirrte klubin në shitje, kur Moska pushtoi Ukrainën. Qeveria britanike e ka vendosur atë në listën e sanksioneve për afërsinë e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI