Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

"Ç't'i bëjmë, është pjesë e arbitrimit": Mehmeti akuzon e thumbon Tiranën: "Të parët në derbi fituam ne"

Lapsi.al 7 May 2022
"Ç't'i bëjmë, është pjesë e

"Më vjen keq për penalltinë që u dha dhe e anuloi VAR, ka kontakt të dukshëm. Ai është momenti që më vjen shumë keq, se titullin në derbi kam qenë edhe unë dhe Partizanin e ka bërë i pari. Më vjen shumë keq, se çunat meritonin diçka më tepër". Dritan Mehmeti nuk gjen ngushëllim te humbja në derbi, që e lë Partizanin pa asnjë sukses në katër ndeshjet sezonale me Tiranën, që pikërisht në ndërqytetase u shpall kampione e vendit matematikisht. Tekniku i të kuqve akuzon arbitrin e VAR, për një episod që do t'i kishte dhënë tjetër rrjedhë lojës: "Kur arbitri i fushës ndërhyn për penallti dhe ka kontakt nga kundërshtari me sulmuesin, nuk ka pse ndërhyn VAR-i. Shihet që gjuri i majtë i Hoxhallaritt ka prekur takën e Skukës, për mendimin tim është penallti, nuk ka pse ndërhyn VAR në këtë situatë. Ky është shpjegimi im. Kjo është penallti e pastër, nuk ka protestuar fare Hoxhallari. Megjithatë, çfarë t’i bëjmë, kjo është pjesa e arbitrimit" sulmoi Mehmeti.

Në lidhje me derbin në fushë, tekniku ka pakënaqësi për mënyrën si u shpenzua avantazhi i krijuar nga skuadra e tij, që pëson humbjen e parë pas shtatë rezultateve pozitive radhazi: "Ishim shumë më superiorë deri kur shënuam, kishim edhe mundësi me Carën që duhej ta interpretonte shumë më mirë mënyrën se si duhej të realizonte. Duhej të ishim më shumë me këmbë në tokë e ishim më të kujdesshëm, në mënyrë individuale kemi bërë gabime dhe i kemi dhënë iniciativën. Edhe te goli i dytë është e pafalshme mënyra se si shkon drejt linjave të qendrave Marku dhe me individualitetin e cilësinë që ka kundërshtari realizoi. Më vjen keq se duhej të ishim më të përqendruar, por në të tilla ndeshje e humbasim, duhej menaxhuar më me personalitet mënyra e lojës", e mbylli Mehmeti me një kritikë edhe për lojtarët.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI