Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Video/ Nante triumfon në Kupën e Francës pas 22 vjetësh: humbasin favoritët e Nice që shkaktojnë trazira në Paris

Lapsi.al 8 May 2022
Video/ Nante triumfon në Kupën e Francës pas 22 vjetësh:

Nantes mposhti Nice 1-0 në finalen e Kupës së Francës në Saint-Denis dhe feston trofeun e rëndësishëm. Goli vendimtar u firmos nga Ludovic Blas, i cili transformoi një penallti të dhënë 15 sekonda pas fillimit të pjesës së dytë: është triumfi i katërt në Kupë i kanarinave, i pari që nga viti 2000. Pritjet e ish-portierit të Fiorentinës Lafont vulosën rezultatin, në favor të një emri të madh të futbollit francez, i cili falë drejtimit të Antoine Kombouaré rikthehet të fitojë.

Skena është ajo e zakonshmja për finalen e Kupës së Francës, Stade de France në Saint-Denis, por protagonistët ishin të papritur. Në fakt për trofeun garonin dy outsider: Nice dhe Nantes. E në fund të 90 minutave të luftuara, triumfuan më pak të kuotuarit: kanarinat e Kombouare. Hirushja e këtij sezoni mposhti 1-0 Nice të Galtier, i mësuar me këto arritje pasi udhëhoqi Lille për të fituar Ligue 1 sezonin e kaluar. Por trajneri fitues është ekspert i këtij kompeticion, pasi tashmë ka fituar dy si futbollist dhe dy si trajner: kjo është kupa e katërt për Nantes që nuk e fitonte që nga viti 2000.

Për finalen janë shënuar ndërkohë përplasje të lehta mes policisë dhe ultrasve të ekipit të futbollit të Nice, jashtë stacionit kryesor të trenit në Paris, përpara finales së Kupës së Francës kundër Nantes. Rreth 450-500 tifozë të Nice, disa që mbanin kapucë në fytyrë, u mblodhën jashtë Gare de Lyon dhe nisën të bërtisnin e të krijonin trazira nëpër rrugët e Parisit. Disa dhjetëra policë me mjetet e duhura lëvizën për t'i bllokuar dhe për të parandaluar përleshjet e mundshme me ultrasit e Paris Saint-Germain, që kishin qenë më parë në të njëjtën zonë. Pati një konfrontim të shkurtër midis ultrasve të Nice dhe policisë në rrugën e gjatë Daumesnil rreth orës 15:00.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI