Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Shilton nuk e fal Maradonën, as pas vdekjes: "8 milionë për atë fanellë? Nuk do ta përdorja as për të pastruar pjatat"

Lapsi.al 8 May 2022
Shilton nuk e fal Maradonën, as pas vdekjes: "8 milionë për

Më shumë se tridhjetë vjet më vonë, e për më tepër se një vit pas vdekjes së tij, Peter Shilton ende nuk mund ta falë Diego Armando Maradonën. Kapiteni i Anglisë në Meksikë '86 është protagonisti tjetër i një prej episodeve që kanë shënuar historinë e futbollit, 'Mano de Dios' dhe tani që ai gol është kthyer në mendjen e të gjithëve pasi një blerës anonim ka shpenzuar 8.4 milionë euro për të patur fanellën e argjentinasit në atë ndeshje, ish-portieri ka folur për këtë në një intervistë për The Sun: “Atë ditë nuk do ta kisha ndërruar fanellën me Maradonën për të gjithë arin e botës. Nuk do ta përdorja as për të pastruar pjatat në shtëpinë time”.

Fanella e veshur atë ditë nga Maradona u këmbye në fund të ndeshjes me mesfushorin anglez Steve Hodge, i cili më pas e nxori në ankand për një shumë rekord: “Sikur unë ose të tjerët ta dinim që Hodge e kishte fanellën në dhomën e zhveshjes, sigurisht që nuk do të dilte prej andej - siguroi Shilton - do ta kishim bërë copë-copë”.

"Vë bast që Steve është i lumtur që nuk përfundoi kështu - shtoi ai - Ai e dinte se çfarë po bënte, ja përse nuk na tha asgjë. E unë jam i lumtur që në fund të paktën një anglez mori diçka nga ajo ndeshje”.

E për më tepër duket se fanella nuk është kthyer në Argjentinë: “Në fund, fjalën e fundit e patëm ne, është njëlloj drejtësie poetike për një Botëror që na e vodhën. Unë isha kapiten atë ditë dhe ndihem keq për atë edhe sot. Doja vetëm të fitoja Kupën e Botës, sigurisht nuk kisha menduar të ndërroj fanellën me Maradonën. Edhe pse duke parë sa shumë fitoi Hodge, ndoshta duhet ta kisha bërë... Edhe pse gjatë viteve e kemi fyer të gjithë se ndërroi fanellën me një që na mashtroi”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI