Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Asnjëherë më parë të dytët, Duro në historinë e Laçit: "E ardhmja nuk dihet"

Lapsi.al 8 May 2022
Asnjëherë më parë të dytët, Duro në

“Sigurisht që ishte objektivi ynë real se është hera e parë që skuadra e Laçit në Superiore arrin të shpallet nënkampion i Shqipërisë. Se sa i përket Europës e kishim siguruar me kohë. Kjo është një arritje jashtëzakonisht pozitive". Shpëtim Duro, i gëzohet fitores 4-1 me Kastriotin dhe faktit që asnjëherë më parë kurbinasit nuk ishin renditur të dytët në fund të kampionatit. "E para ishte të shpallemi nënkampionë në Superiore, pastaj finalja e Kupës. Sa i përket të ardhmes, nuk mund të flas tani, të mbarojmë këto objektiva e më pas presim".

Që kur tekniku është ulur në pankinë, Laci ka koleksionuar tetë rezultate pa humbje radhazi. Efekti i Duros ka qenë optimal, por megjithatë për të ardhmen ka shumë dilema: "E ardhmja nuk dihet, por ka shumë lojtarë të mirë si Qato, Spahiu e Ujka. Deliu ka kontribuar gjithë këto vite me Laçin dhe është normale që nëse ka oferta jashtë shtetit, duhet të bëjë hapin cilësor, edhe ne jemi të bindur. Por Deliu e Shehu kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë për skuadrën e Laçit - shpjegoi Duro, duke u futur te cështjet e merkatos -. Kur mbaroi kampionati në sezonin e kaluar ku luftuam deri në fund për titull, na u larguan 7 futbollistë dhe arritëm në kohë rekord për dy javë të plotësojmë skuadrën që bëri atë paraqitje jashtëzakonisht pozitive. Ndaj baza e skuadrës është 2-3 lojtarë, janë të zëvendësueshëm, do të gjejmë lojtarë, por 1-2 me diferenca që mund të afrohen”, e mbylli Duro.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI