Flash

Klopp tërhiqet pas fjalëve të rënda, i kërkon ndjesë Contes: “Gabova”

Lapsi.al 10 May 2022
Klopp tërhiqet pas fjalëve të rënda, i kërkon

Liverpool barazoi në shtëpi kundër Tottenham të shtunën: Diaz iu përgjigj golit fillestar të Son. Një pikë që gjithsesi nuk gëzoi askënd, sidomos Klopp që humbi terrenin ndaj Manchester City të vendit të parë, tashmë tre pikë larg. Pas ndeshjes, trajneri gjerman dukshëm i nervozuar kritikoi ashpër futbollin mbrojtës të Antonio Contes. E dy ditë më vonë erdhi ndjesa e teknikut të Liverpool përmes shtypit.

“Nuk më pëlqen ky lloj futbolli, por është mendimi im personal”, pati thënë Klopp pas barazimit me Spurs. Mendoj se ata janë një ekip i madh dhe duhet të jenë më proaktivë, ndaj nesh ata kishin zotërim të topit nga 30 deri në 36%. Është problemi im, por nuk mund të luaja kurrë kështu”. E sot ka ardhur kthesa: “Nuk do ta përsërisja atë frazë”. Me sa duket gjermani e kuptoi se nuk kishte bërë figurë të mirë me kolegun e tij italian.

“Si trajner, sigurisht, jam shumë i ndikuar nga ndeshja, nga momenti. Menjëherë pas ndeshjes thashë se me mënyrën e tyre të lojës ata janë vetëm të pestat në renditje - tha trajneri i Liverpool -. Dukej si një gjë e drejtë në atë moment, por në fakt ishte një gabim. Ishte ajo që ndjeva në atë cast. Nuk mund ta respektoj më shumë Antonion, për atë që bën dhe si i organizon skuadrat e tij”.

Nëse me Conten gjermani kërkon paqen, është ndryshe situata me Pep Guardiolën, i cili pak ditë më parë tha se e gjithë Anglia bën tifo për Reds: “Ai kishte të drejtë, siç kisha unë të drejtë për Tottenhamin dhe vendin e pestë. Ai kishte të drejtë kur tha se kemi fituar vetëm një Premier, por nuk di të them nëse i gjithë vendi bën tifo për ne. Nuk është ndjesia që kam kur luajmë jashtë shtëpisë, por ndoshta ai di më shumë se unë”. Finalja e Premier League premton të jetë elektrizuese.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI