Flash

Paranojën e spiunëve, në Botërorin 2006, Lippi e zgjidhi kështu: “Në sinjalin tim, ulni mbathjet”

Lapsi.al 10 May 2022
Paranojën e spiunëve, në Botërorin 2006, Lippi e zgjidhi

Marcello Lippi është rikthyer të flasë për Kupën e Botës 2006, të fituar në pankinën e Italisë, përballë studentëve të Universitetit të Romës. Gjatë takimit me temë “Lidershipi, sporti dhe vlerat e grupit” spikat një histori zbavitëse për përgatitjen e gjysmëfinales kundër Gjermanisë vendase. Në një situatë tensioni para ndeshjes, Marcello Lippi rrëfen se ishte pushtuar nga një ndjenjë persekutimi deri në atë pikë sa të dyshonte se kombëtarja gjermane kishte dërguar fotografë për të spiunuar seancat stërvitore të Italisë.

“Në mëngjesin e gjysmëfinales kundër Gjermanisë - tregoi Lippi - po bënim nxemjen në një fushë pranë Dortmundit, kur pashë blitze drite që vinin nga një pyll me pisha aty pranë. Kisha dyshimin se ndonjë fotograf ishte fshehur dhe spiunonte skemat tona. Kështu që unë u zbulova lojtarëve të mi frikën se ishte dikush dhe u thashë: 'bëni sikur luani, vendosuni të gjithë në radhë, kthejeni shpinën nga korija ku ndoshta është dikush dhe në sinjalin tim, përkuluni dhe ulni pantallonat'".

Lippi vazhdoi tregimin: “Ata e bënë atë dhe ne u argëtuam shumë. Fakti që nuk doli asnjë foto tregon se nuk kishte fotograf të strukur. Por tregon edhe qetësinë dhe harmoninë që po përjetonte grupi, një karakteristikë e domosdoshme për të fituar. Sepse aftësitë e nevojshme teknike nuk mjaftojnë nëse nuk ka harmoni në grup. Trajneri më i mirë nuk është ai më kompetenti, por ai që arrin të krijojë grupin”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI