Flash

"Nuk do të shkoj te City": refuzimi i Pogba i jep shpresë Juventusit

Lapsi.al 10 May 2022
"Nuk do të shkoj te City": refuzimi i Pogba i jep shpresë
Paul Pogba ka qenë objekt i dëshirave të Juventusit prej kur nuk mbahet mend dhe tashmë është (pothuajse) e sigurt se ai do të largohet nga Manchester në fund të sezonit me parametër zero. Francezi në fakt fishkëllehet cdo fundjavë në Old Trafford, ku konsiderohet ndër fajtorët kryesorë për sezonin zhgënjyes të Djajve të Kuq, me Champions që u zbeh në mënyrë të bujshme ndaj Brighton. Sipas ekspertit të transferimeve të merkatos, Nicolò Schira, Paul e ka refuzuar ofertën e rëndësishme ekonomike të Manchester City sepse në të ardhmen e tij janë vetëm dy skuadra. Pas eliminimit nga Champions League në gjysmëfinale ndaj Real Madrid, Citizens janë edhe më të vendosur në përpjekje për të fituar edicionin e ardhshëm, duke nënshkruar me lojtarë të nivelit më të lartë. Nëse për Haaland është praktikisht e kryer, situata për Paul Pogba, i cili sipas Schira u ka thënë jo atyre, është ndryshe. "Ka vetëm 2 rrugë për Paul Pogba: PSG dhe Juventus, të dy të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin francez me parametër zero. Pavarësisht zërave, Pogba nuk është në negociata të avancuara me City. Në të ardhmen e tij do të jetë vetëm Paris apo Juve”. Paul Pogba ka veshur fanellën e Juventusit nga viti 2012 deri në vitin 2016, i marrë si transferim i lirë nga Manchester United nga i cili u lejua të largohej për arsye karakteri. Me mbërritjen në Torino si zëvendësues i Pirlos, Allegri mundi ta përmirësonte si mesfushor dhe në pak kohë Paul u bë një nga mesfushorët më të fortë në Serie A. Megjithatë, në vitin 2016, Zonja e Vjetër nuk mundi t'i rezistonte 70 milionë paund të ofruara nga Manchester United dhe lejoi largimin e francezit. Akoma sot, Pogba mbahet mend me dashuri te Juventusi dhe klubi prej disa kohësh po përpiqet ta rikthejë në Continassa. Kjo mund të jetë koha e duhur, Pogba dëshiron të rifillojë në një kampionat ku ka shpërthyer, në një mjedis ku e kanë dashur gjithmonë dhe me një trajner që e ka vlerësuan gjithmonë. https://youtu.be/mdjgXTiTACE

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI