Flash

Haaland kalon vizitat mjekësore, zyrtar kalimi te Man City: Dortmund njofton zëvendësuesin e norvegjezit

Lapsi.al 10 May 2022
Haaland kalon vizitat mjekësore, zyrtar kalimi te Man City: Dortmund
Erling Haaland është një lojtar i ri i Manchester City. Klubi anglez e ka zyrtarizuar lajmin përmes kanaleve sociale: “Është gjetur një marrëveshje me Borussia Dortmund”. Sulmuesi norvegjez ka kaluar kontrollet mjekësore në qytetin anglez dhe është nisur menjëherë drejt Gjermanisë. City, i cili do të paguajë 75 milionë eurot e klauzolës së zgjidhjes së kontratës në arkët e gjermanëve, pasi tentoi për një kohë të gjatë pa sukses transferimin e Harry Kane, më në fund do të mund të llogarisë në një sulmues tipik në qendër të sulmit. City do t'i garantojë sulmuesit të ri një kontratë si një lojtar i madh: 30 milionë në vit për pesë sezonet e ardhshme. Në Dortmund tashmë kanë identifikuar zëvendësuesin: është Karim Adeyemi, i lindur në vitin 2002 i zyrtarizuar sot, i cili këtë sezon ka shënuar 19 gola në 22 ndeshje me Salzburg, si dhe ka shënuar edhe 3 gola në Champions League.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI