Flash

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia bën surprizën e madhe, presidenti i Bylis futet në fushë: Partizani mund "macen e zezë"

Lapsi.al 3 November 2021
Kupa e Shqipërisë/ Egnatia bën surprizën e madhe, presidenti

Janë luajtur ndeshjet e para të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë, në pritje të derbit kryeqytetas mes Dinamos e Tiranës. Fitojnë të gjitha skuadrat e Superiores, por surprizën e madhe e bën Egnatia që hedh një hap drejt cerekfinaleve me fitoren 3-1 kundër Kukësit. Reziston pa gola skuadra e vetme e Kategorisë së dytë, Flamurtari.

Partizani mposht "macen e zezë" Besëlidhjen, që e kishte turpëruar dy herë në 5 vitet e fundit, duke e eleminuar nga turneu. Ka mjaftuar një penallti e Stenio Zhunior që në minutat e parë, për të siguruar fitoren, që për momentin lë pas krizën e rezultateve të të kuqve në kampionat. Sukses pa lodhje e me të njëjtat shifra edhe për Teutën, që kishte zbritur me të gjithë rezervat në fushë. Goli i Zogajt në fund të pjesë së parë rrëzoi rezistencën e Korabit, që megjithatë nuk është se ushqente ambicje në këtë kompeticion. Po për Grupin A, nuk pati fitues ndeshja në Ballsh mes Bylisit dhe Skënderbeut, që u mbyll me shifrat 1-1 mes polemikave. Golit të Hadrojt në startin e sfidës iu përgjigj Moraesh pak minuta para fundit, por ajo që acaroi ballshiotët ishte një episod në fund të sfidës ku pretendonin për penallti në favor të Qardakut, me presidentin Kapllanaj i cili ka hyrë në fushë për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj gjyqtarit.

Fitore e ngushtë në Berat për Lacin e Josës, që merr një tjetër sukses me kurbinasit, në ndeshjen e dytë në pankinën bardhezi. Vendosi Ademi në minutën e 32, duke e bërë të thjeshtë kthimin, ndërsa në Grupin B, Vllaznia kalon 0-2 Pogradecin, me një ndeshje që e nisi praktikisht në avantazh falë golit të minutës së dytë të Hoxhajt. Mbylli llogaritë Mustedanagic në minutën e 73 duke qetësuar disi Brdaric dhe atmosferën te kuqeblutë. Fitore e madhe e Egnatias, që mposhti 3-1 Kukësin e Longos. Zëvendësimet patën kosto për italianin, që sheh ti komplikohet një nga objektivat sezonalë me golat e Imerit e dygokëshin e Pedros.

REZULTATET, RAUNDI 2

KORABI 0-1 TEUTA

Zogaj 42′

BESËLIDHJA 0-1 PARTIZANI

S. Zhunior 8′ (p)

BYLIS 1-1 SKËNDERBEU

Hadroj 1′ / Moraesh 84′

POGRADECI 0-2 VLLAZNIA

Hoxhaj 2’, Mustedanagiç 73′

TOMORI 0-1 LAÇI

Ademi 32′

EGNATIA 3-1 KUKËSI

Imeri 3′, Pedro Kabral 37′, 65′ / Puntus 67′

FLAMURTARI 0-0 KASTRIOTI

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI