Flash

"Thanë që cënohej siguria": Hysaj tregon bisedën me arbitrin në momentin e pezullimit të ndeshjes

Lapsi.al 13 October 2021
"Thanë që cënohej siguria": Hysaj tregon bisedën

I mërzitur por edhe i emocionuar Elseid Hysaj në përfundim të një ndeshje të luajtur me dinjitet, përpara një stadiumi plot për herë të parë në Tiranë që prej 2019, e të humbur nga një episod fatkeq: “Më vjen shumë keq, ishte një ambient që e kisha harruar prej 1 vit e gjysëm. Një emocion sikur po luaja për herë të parë me Kombëtarët. Më vjen shumë keq për tifozët që ishin këtu dhe na mbështetën deri në fund. Na mungoi guximi, duhet të provonim më tepër".

Mbrojtësi i Lazios ka treguar edhe bisedën e bërë me arbitrin Turpin, në momentet kur kuqezinjve iu komunikua vendimi për tu futur në dhomat e zhveshjes, menjëherë pas golit, kur tifozët lëshuan shishet mbi polakët që festonin: "Gjyqtari na tha që duhet të hyjmë brenda, unë isha duke menduar për golin. Në qoftë se nuk futeshim të gjithë brenda, rrezikohej zhvillimi i ndeshjes. Ndodhi për shkak të shisheve të hedhura në fushë. Thanë që cënohej siguria”, u shpreh Hysaj.

Kumbulla: "Jam krenar për atë që bëmë të gjithë në fushë"

”Jam krenar për atë që bëmë të gjithë në fushë, nuk jemi të këanqur me rezultatin pasi na vjen keq për tifozët. Dhamë 100% në fushë na vjen shumë keq për rezultatin". Marash Kumbulla bëri një ndeshje fantastike, duke markuar Leëandoëskin dhe duke treguar karakteristikat e një lideri në qendër të mbrojtjes. Sigurisht mungesa e mëdha bënë diferencën: "Lojtarë si Gjimshiti na mungojnë shumë, jo vetëm mua, por të gjithve, por Veseli dhe Ismajli luajtën shumë mirë sot. Për mua ka rëndësi ekipi, nuk kam çfarë them, na vjen keq për rezultatin”, tha Kumbulla.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI