Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

"Arbitri me dy standarde, tifozeria unike në Europë": Reja i zhgënjyer vetëm me rezultatin

Lapsi.al 12 October 2021
"Arbitri me dy standarde, tifozeria unike në Europë": Reja i

"Të vjen keq se bëmë një ndeshje të mirë, nuk e pritja një ekip me kaq temperament. Treguam që mund të luanim ndaj Polonisë. Po lëshonim pak e po bëja gati zëvendësimet. Bëmë disa gabime dhe njëri na dënoi, më vjen keq se barazimin mund ta merrnim, mjaftonte të ishim pak më të vëmendshëm". Edoardo Reja nuk e fsheh mërzinë për një ndeshje të humbur që u komplikua ende pa filluar mirë, me aq shumë lojtarë të dëmtuar e infektuar me Covid: "Nuk flas për mungesat, kisha 16 lojtarë të gatshëm. Sigurisht 6-7 lojtarë që mungojnë peshojnë për ekipin. Ata shiheshin që ishin të fortë edhe fizikisht, në mbrojtje nuk linin hapësira. Po bënim zëvendësimet dhe pastaj bëmë gabime individuale që nuk duhej ta bënim. Më vjen keq se djemtë duhej e meritonin kënaqësinë që të mos humbnin ndeshjen".

Tekniku italian nuk e shpëton përfaqësimin e arbitrit Turpin, pavarësisht se e pranon se nuk ishte vendimtar: "Ne bëmë faullin e parë me Hysajn dhe i dha menjëherë të verdhë, ishte me dy standarde. Ne me gjyqtarët sidomos me Poloninë kemi vuajtur, nuk ishte vendimtar, se ndonjë gabime e bëmë edhe ne, se vuajtëm lodhjen e nuk kisha zëvendësues në mesfushë. Edhe Bare humbi topin e Lenjani që gaboi, kemi bërë disa gabime që një skuadër si e jona me lojtarë ekspertë nuk duhej t’i bënte".

76 vjecari pavarësisht reagimit të një pjese të tifozëve që solli pezullimin e ndeshjes për 15 minuta, mban shtrënguar mbështetësit e tij: "Komplimente njerëzve. Një ambient të tillë e vështirë të gjesh në Europë, se një tifozeri e tillë, i gjithë stadiumi, djemtë e ndjenë ngrohtësinë. Ishte një tifozeri për drithërima. Bravo tifozëve dhe bënë që skuadra të jepte këtë paraqitje, se paraqitjen e bëmë pavarësisht vështirësive, ishte e mirë dhe ishim në lartësinë e Polonisë dhe kjo është ajo që ka rëndësi", përfundoi Reja.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI